Categories: Uncategorized

Zbardhen detajet, si koronavirusi i mori jetën shqiptares në Itali

Koronavirusi ka marrë jetën e një shtetasje shqiptare në Itali.

Konsullja Shqiptare në Milano të Italisë Anila Pojani në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype për emisionin “Real Story” në “Neës 24” ka konfirmuar faktin se në Itali ka ndërruar jetë edhe një shqiptare me origjinë nga Durrësi.

Pojani jep edhe detaje për këtë rast të rëndë, duke u shprehur se edhe familjarët e së ndjerës janë për momentin në karantinë.

“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë.

Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës.

Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.

të fundit

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…

8 minutes ago

Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me…

28 minutes ago

Alba Pollozhani ndahet live në BBVK nga i dashuri: Nuk meriton as një takim

Mbrëmja e djeshme në "Big Brother VIP Kosova", solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi…

39 minutes ago

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

1 hour ago

Rama ndan pamjet: Rruga panoramike e Shirokës, në fazën përfundimtare

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…

2 hours ago

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…

2 hours ago