Banorët e Thumanës të mbetur ta shtëpi që nga tërmeti i 26 nëntorit jetojnë në çadra në kushte tejet të vështira. Abc News ishte në familjen e Besim Jangozit, i cili thotë se moti me shi dhe erë e ka vështirësuar jetesën. Po kështu ai shprehet se në zyrat e shtetit po i sorollatin për dokumentet.
Jetesa në çadra është vështirësuar gjatë dy ditëve të fundit, ku moti u përkeqësua dhe era e fortë i tmerroi banorët në çadra. Besim Jangozi duke kujtuar mbrëmjen e martës shprehet: “Thashë se na dyndi fare me gjithë çadër. Kështu nuk rrihet nuk jetohet. Ishalla shteti vë dorë mbi ne!”
Meraku më i madh janë fëmijët. Ai rrëfen se janë ngritur natën dhe i ka dërguar fëmijët tek kunati. “Thashë se dolëm faret (u shfarosëm)”, shprehet ai tejet i mërzitur për pasigurinë në çadër.Besimi tregon se ajo që e shqetëson më shumë janë sorrollatjet e pakuptimta nga pushteti vendor për dokumentet e vlerësimit të dëmit.
“Dje kam shkuar dy herë në Krujë për letrat. Bëjmë letra kot poshtë e lart. Këtu në komunën e Thumanës na thonë nuk i firmosim ne. Ecen populli poshtë e lart, në vend se ti bëjë këto vlerësime shteti”, shprehet ai.
Si familja Jangozi ka dhe shumë të tjera në Thumanë, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti 26 Nëntorit 2019. /abcnews.al
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…