Categories: Uncategorized

Banorët në Durrës në mëshirë të fatit pas tërmetit: Shpirti ma di, strukemi në batanije

Pas tërmetit të datës 26 nëntor, mijera familje mbetën në qiell të hapur.

Media ishte në familjen e Ahmet Lilës, në Durrës, ku kryefamiljari u shprehet se jeton në kushte të mjerueshme.

Në murin e jashtëm të banesës është shpallur që shtëpia është e pabanueshme, por megjithatë banorët vijojnë në qendrojnë aty pasi nuk kanë se ku të shkojnë.

“Bie shiu brenda. Futemi nëpër dysheqe dhe mblidhemi në batanije. Këto janë kushtet. Nuk e fitojmë bonusin dhe asgjë. Nuk kemi asnjë lloj shprese. Shtëpia është e dëmtuar.”- u shpreh kryefamiljari.

Ndërkohë që vajza tregoi se autoritet nuk i kanë ndihmuar dhe bën apel që mos ti lënë në mëshirë të fatit.

“Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, asnjë ndihmë. Kryetari i komunës më ka thënë nuk kam çfarë të bëj. Ne strukemi dhe po jetojmë mes frikës, pasi kemi frikë se mos bie ndonjë tërmet tjetër. Nuk ja dalim dot. Shpirti ma di strukemi në batanije. Mua nuk me kanë dhënë asgjë. I bëj thirrje të na ndihmojmë dhe mos të na lënë në rrezik për jetën. Duhet të na ndihmojnë dhe most ë na lënë në mëshirë të fatit.”- u shpreh ajo. /faxweb

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

8 hours ago