Categories: Uncategorized

Avokati Islami: 1 milion e gjysmë kush pranon që i afërmi i vdiq nga koronavirusi

Pas fortunës që shkaktoi ambjentalisti Sazan Guri, një pretendim i ngjashëm vjen lidhur me shifrat gjithnjë e më alarmante të COVID-19, në vendin tonë.

Avokati Zaci Islami ka hedhur akuza të forta për sëmundjen e koronavirusit duke thënë se është një teori konspirative e nxitur nga iluminati dhe masonët që kanë qëllim të marrin në dorë pushtetin.

Të lidhura

None found

“Nëse do vdes një ditë, nuk do të thotë se do vdes nga koronavirusi. Më vjen mesazhi në telefon dhe më thotë vëllait tim i vdiq e vjehrra, i kërkuan te spitali QSUT 1 milionë e gjysmë lekë që ta deklaronin me Covid. Mori 1 milionë e gjysmë lekë, u deklarua me Covid”, bëri ai deklaratën e befaishme.

Avokati ishte i ftuar në studion e “Fax News”, ku tha se po ndodh një skandal në vendin tonë, pasi pretendoi se njerëzve të afëmr iu ofrojnë para, për të deklaruar dikë që humb jetën nga sëmundje të tjera, si viktima të koronavirusit.

“Nuk është Covid, është terror që po përhapet. Është e qëllimshme për t’i dorëzuar pushtetin iluminatin dhe masonët me teori konspiracioni. Ata e nisën me marrjen e mjekësisë, drejtësisë derisa na sollën martesat burrë me burrë”, – tha Islami.

Ai shtoi se nuk ka për të blerë asnjëherë maska që të mbrohet ndërsa zbulon sekretin se virusi do të marrë fund në nëntor. Këtë e lidh me zgjedhjet në Amerikë, pa dhënë detaje të tjera.

“Si mbylli dasmat e fejesat për koronavirusin? Është diktaturë e vendosur nga iluminati dhe Rama që do ta gjejë vendin deri në nëntor. Nuk e them përse deri në Nëntor se është sekret shoqëror që e dinë të gjithë. Nuk dua ti bëj qejfin Piperos. Kemi zgjedhje në Amerikë.

Përveç nesh që luftojmë kundër kësaj diktature, kemi një Zot që nuk do t’i lërë të bëjnë çfarë duan ata (Kina dhe Iluminati)”, tha Islami, që me pretendimet e tij ngriti dyshime të mëdha mbi shifrat e deklaruara.

të fundit

Igli Tare rrëfen sezonin te Milani: synimi për Granit Xhakën dhe humbja e dhimbshme ndaj Cagliarit

Në një prononcim të fundit për “Sky Sport Unplugged”, ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka “zbërthyer” gjithçka që ndodhi…

3 minutes ago

Dardan Berisha kthehet te KB Peja

Dardan Berisha ka vazhduar karrierën aty ku e la sezonin e shkuar, te KB Peja. Klubi i basketbollit, Peja, të…

9 minutes ago

Agim Ademi darkon me homologun izraelit para ndeshjes Kosovë-Izrael: Uruam për lojë të bukur dhe “fair-play

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me homologun e tij izraelit, Moshe Zuares.…

13 minutes ago

Goli i Ernest Muçit ndaj Finlandës mahnit gazetarin turk: E quan sulmuesin shqiptar “fizikant eksperimental

Gazetari turk, Bilal Kures, ka mbetur i impresionuar nga goli që sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, shënoi në fitoren 2…

14 minutes ago

Nga Rexhbeçaj te Dalipi, Kosova po afron njëri pas tjetrit talentet e diasporës

Kombëtarja e Kosovës po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së saj sa i përket afrimit të…

14 minutes ago

Qindra derdhje nafte nga lufta SHBA-Iran, satelitët zbulojnë ndotjen në Gjirin Persik

Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shkakton pasoja të rënda jo vetëm në rajon, por edhe në mjedis.…

15 minutes ago