Gjashtëmbëdhjetë pasagjerë në fluturimin TOM6215 nga ishulli Grek Zante drejt Cardiff tani janë testuar pozitivë me Covid-19. Për këtë arsye, autoritetet në Uells, kanë kërkuar vetë-izolimin e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit, rreth 200 persona, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e Covid-19.
“Investigimi ynë tregon se mungesa e distancimit social, në veçanti nga një grup 20-30 vjeçarësh, ka sjellë përhapjen e virusit në grupe të tjera njerëzish“, thuhet në njoftimin e autoritetit shëndetësor në Kardif. Sipas autoriteteve, shtatë persona nga tre grupe të ndryshme, mendohet të jenë përhapësit e virusit, citon BBC.
None found
Një prej pasagjereve, i tha BBC Radio 4, se fluturimi ishte i mbushur me “Covidiots”, një term që i referohet personave që nuk respektojnë masat e distancimit social dhe nuk mbajnë maskë në ambiente ku një gjë e tillë është e detyrueshme. Ajo gjithashtu pretendoi se shumë pasagjerë i hiqnin maskat dhe lëviznin në avion, për të biseduar me pasagjerë të tjerë.
Greqia është në listën e vendeve nga ku mund të udhëtosh drejt Mbretërisë së Bashkuar, pa patur nevojë të karantinohesh. Ndërsa, udhëtarët nga një numër i madh vendesh, përfshirë edhe Shqipërinë, janë të detyruar të karantinohen për 14 ditë, pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar. Ata duhet të plotësojnë një formular i cili përmban adresën ku do të qëndrojnë gjatë 14 ditëve të karantinës.
Protestuesit janë përplasur me policinë nga hyrja e pedonales pranë ministrisë së Brendshme. Ata tentuan që të hiqnin gardhin metalik…
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, deklaroi sot në Kuvend se në skenarët për destabilizimin e Shqipërisë nuk…
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira, ka folur hapur për sfidat që përjetoi në fillimet e karrierës, duke zbuluar se…
Këshilli Kombëtar i PD-së ka zgjedhur 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, ku Ilda Zhulali u shpall si më e…
Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në…
Dy të mitura, në prani të prindërve të tyre, janë marrë në pyetje në stacion policor lidhur me rastin e…