Dy të mitura janë intervistuar në një stacion policor, në praninë e prindërve të tyre, në lidhje me rastin e dhunës ndaj një vajze 12-vjeçare në një park të komunës Aerodrom në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se, pasi rasti të zbardhet plotësisht, ndaj personave të përfshirë do të ngrihen kallëzime penale.
None found
Sipas MPB-së, ngjarja është denoncuar më 1 korrik 2026, rreth orës 19:30, kur një 31-vjeçare ka paraqitur në SPB Shkup se vajza e saj 12-vjeçare ishte sulmuar fizikisht një ditë më herët, më 30 qershor, rreth orës 22:00, në një park në Aerodrom.
Në njoftimin e MPB-së sqarohet se 12-vjeçarja, në fillim, në dy raste ishte detyruar nga një e mitur 14-vjeçare, e cila ndodhej bashkë me shoqen e saj, të gjunjëzohej dhe të kërkonte falje. Më pas, pasi ishte larguar nga vendi, ajo ishte sulmuar fizikisht nga një tjetër e mitur.
Sipas të njëjtit njoftim, i gjithë incidenti ishte incizuar me telefon celular nga disa të mitur që gjendeshin në vendngjarje, ndërsa viktima e njihte njërin prej tyre. Po atë ditë, në stacionin policor është zhvilluar bisedë zyrtare me dy të mitura në prani të prindërve të tyre.
MPB ka njoftuar gjithashtu se për këtë rast janë informuar prokurori publik për të mitur dhe Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale.
“Po ndërmerren aktivitete për identifikimin e të miturve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të paraqiten kallëzime penale për veprat ‘Dhunë’, sipas nenit 386, dhe ‘Neglizhimi dhe keqtrajtimi i të miturit’, sipas nenit 201 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën…
Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…
Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC), Kurt W. Bassuener, në…