Categories: Uncategorized

Artan Hoxha: Tre qytetarët në Tiranë shkelën gabimisht në tokën plot kanabis, rrihen keq nga roja

I ftuar në studion e Abc News, me Endri Xhafon, gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për kultivimin e kanabisit në vend.

Hoxha tha se në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit ka parcela më të vogla, por të shtrira gjerë në territor. Sipas tij, problem në këtë situatë është implikimi i strukturave të policisë.

Të lidhura

None found

“Ka parcela më të vogla të shpërndara në territor. Po të shikosh komunikatat e policisë do të shikoni një gjeografi shtrirje në të gjithë territorin.

Gjithandej është kapur këtë vit. Janë marrë të gjithë me kryepleq dhe inspektorët e pyjeve. Për mua problem është implikimi i strukturave shtetërore në kultivim.

Garanci për trafikantët është policia e shtetit. Unë jam mundura ta dokumentoj. Nuk rritet sasia e kanabisit nëse nuk ka bashkëpunim me strukturat e policisë”, u shpreh ai.

Më tej, Hoxha zbuloi detaje nga një ngjarje e ndodhur në Tiranë, e cila nuk është referuar nga policia, ndërsa është në hetim.

Gazetari tha se tre qytetarët janë rrahur nga rojet e kanabisit, pasi duke bërë ecje në kodra në periferi të Tiranës pa dashur kanë hyrë në një territor ku kultivohej kanabis.

“SHÇBA ka nisur me dhjetëra referime për situata të tilla. Edhe në Tiranë. Tre qytetarë po bënin hiking në rrethina dhe padashur hynë në një zonë që ishte kultivuar kanabis. Dhe rojet e kanabisit i rrahën.

Këto ndodhin mbrapa kodrave të Saukut, mbrapa kodrave në Kombinat. Është një çështje në hetim. Por është fat që në momentin kur u kërkua të ndërhyhej sasia e kanabisit ishte i korrur.

Dikush ka dekonspiruar. Ishte një sipërmarrje që shkoi dëm. Policia asgjësoi kanabisin por nuk gjeti dot grupin”, u shpreh gazetari. /abcnews.al

të fundit

Europol’s international operation against the dark web: 354 arrested, more than 5.8 tons of drugs and 152 firearms seized

Një operacion i madh ndërkombëtar policor kundër bandave të anës së errët të internetit e njohur ndryshe si “Dark Web”…

11 minutes ago

Study of German military: over 60% of women have experienced sexual harassment or abuse

Mbi 60% e grave që shërbejnë në ushtrinë gjermane kanë përjetuar ngacmime ose abuzime seksuale gjatë shërbimit ushtarak. [...] Read…

11 minutes ago

EUDA survey: 79% of Albanians see drug use as a serious problem

Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajse dy në tre qytetarë mendojnë…

12 minutes ago

Ish-drejtori i TEC “Manastir” dënohet me dy vjet burg, ndërmarrja u dëmtua me rreth 2.9 milionë euro

Gjykata Themelore në Manastir dënoi ish-drejtorin e TEC "Manastir", Pece Matevski, me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare…

12 minutes ago

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u regjistrua nga kamerat kufitare, hetimi nuk tregon se u ndihmua nga policia

Hetimi i deritanishëm për arratisjen e të akuzuarës Iva Mihailova ka treguar se ajo nuk është regjistruar as gjatë hyrjes…

12 minutes ago

Boksieri iranian i dënuar tri herë me vdekje merr çmim në Londër: Nuk do të dorëzohem

Boksieri iranian Mohammad Javad Vafaei Sani, i dënuar tri herë me vdekje dhe aktualisht i burgosur në Iran, është nderuar…

12 minutes ago