Categories: Uncategorized

Artan Hoxha: Situata mund të dalë nga kontrolli, vrasja e Gjyriqit mesazh

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se vrasja e Tropojës është “vrasje me mesazh”. Pra ata që kanë kryer krimin kanë dashur të çojnë mesazh diku.

“Guxim Gjyriçi që u vra kishte 20 vite rresht që jetonte i patrazuar në Tropojë. U vra duke ecur me duar në xhepa pasi kishte mbyllur lokalin e tij. Para ngjarjes, jeta ishte krejt normale madje shumë të rinj janë kthyer nga emigracioni për të jetuar atje. Pas ngjarjes qyteti ishte i trazuar. Unë pashë se sa binte nata njerëzit hynin brenda”, tha Hoxha në emisionin e Mustafa Nanos, “Provokacija”.

Të lidhura

None found

Artan Hoxha e lidh këtë vrasje me ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur në Tropojë 15-20 vite më parë. Për këtë ai solli edhe një herë në vemendje historinë.

“Gjuriçi është një nga viktimat e ciklit të vrasjeve të Tropojës. E dinin të gjithë e dinte dhe Berisha se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj, ndërsa doli e tha se e vrau Fatos Nano. Berisha vete në 1997 kishte thënë ‘e dua Shkëlqim Hakjan gjallë a vdekur’.

Dhe ky njeri u vra i pari. Aty nisi historia e serialit të përgjakshëm të Tropojës me disa të vrarë, sepse ata mendonin se ka gisht Azem Hajdari dhe u hakmorën. PS sapo erdhi në pushtet emëroi shef komisariati Fatmir Hakjan, më pas Berisha nuk shkoi dot në Tropojë për 13 vjet me radhë. Askush nuk dha drejtësi për “dosjen Tropoja” aty ka shumë të vrarë të pafajshëm. Aty ka një dëshmor Jonuz Hyko, shef policie që u vra me dajën e vet tek dera e shtëpisë.

Pas këtyre ngjarje (1997-2005) me dhjetëra viktima dhe lagje të braktisura, ra qetësia. Ndërsa vrasja e fundit është e rëndë dhe pa motiv. E vetmja gjë është se vëllai i tij (viktimës) ka qenë shok me Fatmir Haklajn. Jeton në Amerikë është shtetas amerikan me shumë biznese, i vetmi që kishte shpëtuar nga zinxhiri i vrasjeve. Nëse ata reagojnë situata del jashtë kontrollit. Kështu nisi në 1998…”, u shpreh Artan Hoxha./abcnews

të fundit

Christa Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi dy raundeve të injeksionit vdekjeprurës; dokumentet zbulojnë një formë të rrallë kanceri

Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…

22 seconds ago

Sulm kibernetik ndaj frigoriferëve të gjakut në Francë, hakerat tentojnë ta vendosin temperaturën në 110 gradë Celsius

Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…

36 seconds ago

Danimarkë, 149 persona mbajnë për katër muaj në mashtrim një komedian, përfshirë miqtë e tij

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

51 seconds ago

Kina reagon pas humbjes së republikanëve të Trump në zgjedhjet e mesit të mandatit: Të gatshëm për bashkëpunim me SHBA-në

Kina ka deklaruar se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve…

1 minute ago

Schuebel pritet t’i dorëzojë Kurtit Raportin për Kosovën 2026 në takimin e pasdites

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,…

9 minutes ago

Real Madridi përballet me AEK-un, Liverpooli udhëton te Fenerbahçe

Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e…

13 minutes ago