Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar një ngjarje të rëndë në Malësinë e Madhe.
Sipas tij, tre persona janë vrarë pranë një parcele kanabisi ndërsa Policia akoma nuk i ka gjetur trupat.
None found
Hoxha shkruan se ngjarja ka ndodhur në Razmë dhe tre viktimat janë të afërm me njëri tjetrin.
Njoftimi i Plotë
Ngjarje e rende ne Malesine e Madhe, policia ne kerkim per trupat e 3 personave qe dyshohen te jene vrare, per parcelat me kanabis…
Sa here qe kanabisi gjelberon kodrat dhe malet Shqiperise, sigurisht pas tij, nuk vijne vetem milionat per boten e krimit dhe zyrtaret e korruptuar deri ne palce.
Bashke me kanabizimin, vijne dhe viktimat e pazareve te prishura apo hesapeve te paqeruara.
Ndersa javet e fundit, po e qarkoja territorin e vendit, nga jugu ne veri, per te dokumentuar situaten me kanabisin, ajo qe i trembesha me shume, ishin pikerisht, viktimat e ketij narko-operacioni.
Sot pasdite me njoftuan se dy persona nga fshati Vrith dyshohen te jene vrare prane nje parcele me kanabis.
Largesia nga Shkodra, e vendit ku dyshohet te kete ndodhur ngjarja, ma beri me te veshtire marrjen dhe konfirmimin e informacionit.
Por dhjetera forca policore ishin drejtuar qe ne oret e para te dites ne zonen e Razmes, ku dyshohej te kishte ndodhur krimi.
Vetem pak minuta me pare munda te konfirmoj plotesisht se kemi te bejme me nje ngjarje me permasa tragjike.
Konkretisht me datë 3 tetor 2020, rreth orës 15:00, jane degjuar te shtena me arme zjarri nga banore te zones.
Fillimisht eshte dyshuar se te shtenat kane ardhur nga persona, qe kane kultivuar parcela me lende narkotike ne disa zona te thella, ne fshatin Vrith. Duke patur parasysh se bima eshte ne fazen e pjekjes perfundimtare, parcelat ruhen nga roje te armatosur per te mbajtur larg grabitesit e kanabisit.
Por pak ore pas te shtenave eshte konstatuar se tre persona, te aferm dhe kusherinj me njeri tjetrin, jo vetem nuk jane kthyer ne banesat e tyre, por jane zhdukur pa humbur gjurme.
Menjehere ka nisur kerkimi i te zhdukurve nga familjaret e tyre, dhe kur nuk jane gjetur, eshte kerkuar ndihma e policise.
Nga burime zyrtare konfirmohet se personat e zhdukur prej 36 oresh, jane shtetasit, Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe.
Ndersa dy shtetasit e tjere, jane Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt…
Nga deklarimet e familjareve, deshmitareve dhe banoreve te zones, policia dyshon se keta shtetas jane vrare ne nje zone te thelle dhe trupat e tyre nuk jane gjetur ende.
Kerkimet ne terren prej Komisariatit te Malesise se Madhe, trupave shtese te ardhura nga Drejtoria e Policise Shkoder dhe te afermve te viktimave, po vazhdojne edhe gjate nates…
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë pasdite sulmet ndaj protestuesve që prej më shumë se një muaji mblidhen çdo…
Irani ka bërë publik kalendarin zyrtar të ceremonisë mortore për Ajatollah Ali Khamenein, e cila do të mbahet më 3…
Një protestuese deklaroi se nuk ka asnjë vlerë të harxhohen miell dhe vezë ndaj kdeputetëve pasi ata meritojnë të gjuhen…
Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin për dhënien e një licence që do t’i hapte…
Përpjekja për të rishikuar mënyrën se si interpretohet Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA-së ishte një nga nismat më…
Protestuesit kanë akuzuar policinë për ushtrimin e dhunën ndaj qytetarëve në protestën e mbajtur paradite para Kuvendit. Një prej protestuesve…