Categories: Uncategorized

Artan Hoxha: Atentati në Tropojë mund të rikthejë kalvarin e hakmarrjeve

Ditët e fundit ka patur një numër të madh ngjarjes kriminale në vend, siç janë vrasja mafioze e Kastriot Reçit, ajo e Guxim Gjyriçit apo masakrimi i Drita Saliajt në Mallakastër.

I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit”, gazetari investigativ Artan Hoxha komentoi ngjarjet e rënda duke theksuar se nevojitet një vigjilencë e madhe e policisë për të zbardhur këto krime.

Të lidhura

None found

“Vrasjet janë në vijim, ditët e fundit kanë ndodhur ngjarje që do të kene vijim në të ardhmen, dhe kjo është më e frikshme ngjarja në Tropojë dhe Rrëshen janë ngjarje tipike të krimit të organizuar. Ngjarjet që janë për motive të dobëta autorët kapen”, u shpreh Hoxha.

“Ka shumë faktorë që ndikojnë , krimi i organizuar sot është ënë një nivel tjetër të kriminalitetit është më i përgatitur”, tha ai.

Sa i përket vrasjes në Gjyriçit, a pritet që ajo të rikthejë hakmarrjet në Tropojë?

“Nuk ka pasur kurrë ndëshkueshmëri për serialin e vrasjeve. Ngjarja në Tropojë kanë filluar që në janarin e ’98. Fakti që në Kosovë përgatitej një luftë çlirimtare e bënte Tropojën një zonë të nxehtë. Një tjetër problem ishte infrastruktura, edhe ulja e helikopterit ishte problem.

Ngjarja e fundit në Tropojë, ka dyshime të forta se rrezikon të hapë spiralen pasi Gjyriçi ishte personazh i papërfshirë.

Është një fis i madh. Është një fis i madh dhe nuk kanë qenë të përfshirë dhe godtija e një përsonazhi të tillë sjell. Lëvizjet e autorëve mënyra e ekzekutimit, duke pasur parasysh ngjarjet e mëparshme ashpërsia ka qenë maksimale. Janë kryer atentate me mina të telekomanduara kur ende nuk dihej se çfarë ishin”, deklaroi Hoxha.

Më tej Hoxha theksoi se viktima Gjyriçi ishte e panevojshme sepse nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjet e ndodhura, ishte personazh që nuk ruhej, ka lëvizur lirisht, u shpreh Hoxha.

“Lidhur me serialet që kanë ndodhur më para , vrasja duket që është bërë nga vrasës që nuk janë për herë të parë. Vrasja është bërë nga njerëz që nuk janë të indentifikuar do të thotë që nuk kemi të bëjmë me konflikt banal, mënyra se si autorët janë larguar nga skena e krimit të lë të dyshosh. Autorët kanë përdoru nje rrugë të mesme që lidh Tropojën me Hasin një rrugë kjo në të cilën kanë ndodhur ngjarjet më të frikshme.

Janë tre persona njëri është qitësi dhe dy të tjerët ndihmësit, deri para se të ndoshtë ngjarja vitkima ka qrenë i shoqëruar nga të afërm. Si është e mundur që ngjarja të ndodhë dhe të mos ngrihëet nja postbllok shtroi pyetjen gazetari Hoxha.

“Drejtësia ka qenë pothuajse inekzistente, ndërsa pas vitit 2005 pati një lloj reagimi por u godit vetëm një palë. Kamerat e sigurisë për shkak të ligjit në Shqipëri nuk drejtohen nga rruga. Situata nuk duket mirë dhe kisha paralajmëruar”, vijoi ai.

të fundit

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

10 minutes ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

21 minutes ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

1 hour ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

1 hour ago

Formati me 48 skuadra në Kupën e Botës 2026 prodhoi rrëfime të veçanta, por favoritët mbetën thuajse të paprekur

Kupa e Botës 2026 debutoi me formatin e ri me 48 kombëtare, duke sjellë më shumë ekipe, histori të reja…

2 hours ago

Burjani: An Agreement Only on the President Would Pull Kosovo Out of the Political Deadlock

Juristi Blerim Burjani ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke…

2 hours ago