Categories: Uncategorized

Artan Hoxha: Një vrasës serial po bën kërdinë në Shkodër

Shkodra është një ndër qytetet më të prekura nga vrasjet mafioze të vitit të fundit duke shënuar 11 të vdekur. I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” përballë Enkel Demi, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se momentalisht në këtë qytet është një person që po kërkohet nga policia.

Ky person sipas tij akuzohet për një mori vrasjesh në qytet.

Të lidhura

None found

“Sot njeriu më i kërkuar në Shqipëri është një personazh në Shkodër. Kërkimi i tij ka filluar në ngjarjet e viti të kaluar, ku pati 11 të vrarë. Kjo natyrë e krimit nuk luftohet me polici të thjesht”, tha Hoxha duke u ndalur më pas në ngjarjet e rënda në qytetin e Elbasanit.

“Vitin e kaluar ka pasur një seri ngjarjesh në zonën e Elbasanit. Personi që ka sot shpërblimin më të lartë është Ibrahim Lici, është në kërkim. Po përdoret një skuadër vrasësish që nuk po lënë gjurmë. Ky grup që vepron në zonën e Elbasanit.

Brenda 10 muajve kanë kryer 6 atentate kanë goditur njerëz që sa kanë ardhun ne Shqipëri dhe nuk kanë lënë makina pas, makina zhduket. Policia ëhstë duke e kërkuar këtë skuadër sepse nuk ka asnjë të dhënë”, tha Hoxha.

Gazetari theksoi gjithashtu se vrasja e Guxim Gjyriçit në Tropojë mund të rikthejë skenarët e hakmarrjeve në këtë qytet, të cilat tronditën Shqipërinë gati dy dekada më parë.

“Nuk ka pasur kurrë ndëshkueshmeri për serialin e vrasjeve. Ngjarja në Tropojë kanë filluar që në janarin e ’98. Fakti që në Kosovë përgatitej një luftë clirimtare e bëntë Tropojën një zonë të nxehtë. Një tjetër problem ishte infrastruktura, edhe ulja e helikopterit ishte problem.

Ngjarja e fundit në Tropojë, ka dyshime të forta se rrezikon të hapë spiralen pasi Gjyriçi ishte personazh i papërfshirë.

Është një fis i madh. Është një fis i madh dhe nuk kanë qenë të përfshirë dhe godtija e një përseonazhi të tillë sjell. Lëvizjet e autorëve mënyra e ekzekutimit, duke pasur parasysh ngjarjet e mëparshme ashpërsia ka qenë maksimale. Janë kryer atentate me mina të telekomanduara kur ende nuk dihej se çfarë ishin”, deklaroi Hoxha.

Më tej Hoxha theksoi se viktima Gjyriçi ishte e panevojshme sepse nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjet e ndodhura, ishte personazh që nuk ruhej, ka lëvizur lirisht, u shpreh Hoxha.

“Lidhur me serialet që kanë ndodhur më para , vrasja duket që është bërë nga vrasës që nuk janë për herë të parë. Vrasja është bërë nga njerëz që nuk janë të indentifikuar do të thotë që nuk kemi të bëjmë me konflikt banal, mënyra se si autorët janë larguar nga skena e krimit të lë të dyshosh. Autorët kanë përdoru nje rrugë të mesme që lidh Tropojën me Hasin një rrugë kjo në të cilën kanë ndodhur ngjarjet më të frikshme”, tha gazetari. /abcnews.al

të fundit

Rusia mohon rastin e dytë të dyshuar të murtajës: “Fake news”, OBSH kërkon sqarime

Rusia i mohon raportimet se ka një rast të dytë të dyshuar të murtajës pulmonare në Siberi. [...]Read More...

29 seconds ago

Policia e Kosovës nuk do të lejojë fushatat zgjedhore serbe në territorin e Kosovës

Fushatat parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi nuk do të lejohen të zhvillohen në Kosovë. Kështu konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës…

5 minutes ago

Veldin Hoxha synon Ligën A me Kosovën: Për vendin tënd nuk ka më të madhe se të luash

Mesfushori Veldin Hoxha thotë se të gjithë po punojnë shumë për ta përfaqësuar Kosovën sa më mirë në nivelin ndërkombëtar,…

13 minutes ago

Rivalët e Ligës Premier po shqyrtojnë veprime ligjore kundër Manchester Cityt

Klubet rivale të Manchester City po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të ashpra ligjore, pasi klubi anglez u shpall…

17 minutes ago

Albin Kurti pret Xhevdet Muriqin: FC Prishtina ishte futboll dhe krenari

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka mirëpritur legjendën e Prishtinës, Xhevdet Muriqin.Kurti ka kujtuar kohën kur e përcillte nga…

18 minutes ago

Nxënësit e “Eqrem Çabejt” informohen mbi përdorimin racional të energjisë

Nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë janë bërë pjesë e aktivitetit , që u zhvillua në kuadër të projektit…

23 minutes ago