Categories: Uncategorized

Arrestohen pengmarrësit, Jak Prenga dyshohet se është vrarë për drogë

Vihen në pranga dy të dyshuar për pengmarrjen 10 ditë më parë në Kamëz, ndërsa ka dyshime të forta të policisë, se Jak Prenga, i marrë peng, mund të jetë vrarë nga vëllezërit Altin dhe Leonard Hajri dhe djali i xhaxhait të tyre.

Leonard Hajri u arrestua ditën e sotme pas aksionit të Policisë dhe forcave RENEA në zonën e Shijakut, në një kompleks “Golden” në pronësi të tij dhe të vëllait Altin Hajri, ky i fundit i shpallur në kërkim. Në pranga ra edhe djali i tyre i xhaxhait, ndaj të cilëve janë ngritur akuzat për “rrëmbim personi” dhe “vrasje me paramendim”. Policia kishte dyshime se Prenga mbahej peng pranë këtij kompleksi për evente, ndërsa raportohet se në kompleksin e tyre u sekuestruan edhe tre armë zjarri.

Por si shkoi policia në gjurmët e tyre?

Shqiptarja.com mëson se nga kamerat e sigurisë të sekuestrua në këtë kompleks, është parë i mbajtur peng Jak Prenga. Por gjatë aksionit, policia nuk e ka gjetur pengun, ndërsa ende vijojnë hetimet për të zbuluar motivin e rrëmbimit të tij.

Burime nga policia thanë për Report Tv, se një nga vëllezërit e Prengës, ka dyshime se është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli. Të njëjta burime sqaruan se dyshimet janë se vëllai i tij nuk ka dorëzuar një sasi droge prej rreth 16 kg kokainë, çka mund të jetë bërë shkak për marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga në formë kërcënimi për dorëzimin e mallit. Vetë 49 vjeçari Jak Prenga nuk rezulton të jetë person me të kaluar kriminale, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm.

Jak Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar, e ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

të fundit

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

21 minutes ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

44 minutes ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

1 hour ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

2 hours ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

2 hours ago

Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm

Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy…

2 hours ago