Categories: Uncategorized

Ardi Veliu sulmoi nënën e 15 vjeçarit, pse heshtin gratë deputete?

Ka bërë bujë publikimi nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardiu Veliu të videos me pistoletë të nënës së 15 vjeçarit që u dhunua nga policia disa ditë më parë tek liqeni i Tiranës.

Veprimi i kreut të Policisë së Shtetit ka shkaktuar mjaft reagime duke bërë që të kërkohet dorëheqja e tij për shpërdorim detyre.

Të lidhura

None found

Veliu ishte duke raportuar para deputetëve të Komisionit të Sigurisë në Kuvend kur publikoi videon e bujshme, por ndërkohë që ky veprim ka shkaktuar një irritim të madh publik, kjo gjë nuk ndodhi gjatë mbledhjes prej deputetëve.

Asnjëri prej tyre nuk i kujtoi kreut të Policisë së Shtetit se ishte duke kryer një shkelje të madhe duke publikuar pamjet e një nënë, gjë e cila tregonte si kishte kërkuar për jetën e saj.

Më pas, këto pamje rezultuan se ishin fiksuar gjatë skenave të xhirimit të një filmi.

Abc Nes kontakoi me deputetet Ermonela Felaj, Antonedha Dhima dhe Elona Gjebrea për t’i marrë një reagim në lidhje me veprimin e Veliut, por edhe heshtjen e tyre në atë moment, por sërish ato nuk reaguan.

Madje, deri më tani, kur është vërtetuar se ato pamje nuk janë madje as të vërteta, këto deputete nuk kanë bërë një reagim publik për ta dënuar veprimin e drejtorit të Policisë së Shtetit.

E vetmja që ka folur deri më tani është deputetja e PS Artemis Dralo duke fajësuar të riun se kishte kryer shkelje, ndërsa tha se kishin qenë në fund të mbledhjes dhe nuk kishin patur më të drejtë fjale.

të fundit

Rogert Sterkaj i kthehet Rozana Radit: Karigariste, këngët e tua janë më të klikuara se i ke prodhuar te dhoma e Adi Hilës

Ish-banori i “BBVA5” njëherazi dhe gazetari sportiv Rogert Sterkaj ka reaguar në lidhje me “përplasjen” më të fundit mes artisteve…

9 seconds ago

Korreshi: PD do të paraqesë propozimet për Reformën Zgjedhore, kërkojmë lista plotësisht të hapura

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24 bojkotin e mbledhjes së sotme…

5 minutes ago

Prattipati dhe Maqedonci diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe mbështetjen për FSK-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për një takim mes të Ngarkuarës me Punë, Anu…

8 minutes ago

Franca heton dyshimet për përfshirjen e Iranit në sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve

Autoritetet franceze dyshojnë se hakerë të mbështetur nga shteti iranian janë përgjegjës për sulmet kibernetike që goditën sistemet e ftohjes…

13 minutes ago

Zjarr në një pallat në Manhattan, një viktimë dhe një person në gjendje të rëndë; ndërhynë 141 zjarrfikës

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri të fuqishëm…

13 minutes ago

Shiroka Pula dhe Antonini diskutuan për mbështetjen italiane dhe bashkëpunimin me Kosovën

Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin rikonfirmoi marrëdhëniet…

19 minutes ago