Më shumë se 1 miliardë dollarë parashikohet dëmi ekonomik që do të pësojë Shqipëria për shkak të situatës së krijuar nga COVID 19.
Është kjo shifra që dha në studion e emisionit “Opinion”, ministri Arben Ahmetaj, ndërsa pohoi që sektori më i prekur do të jetë ai i prodhimit.
None found
“Dëmi ekonomik këtë vit mund të shkojë përreth minus 5 përqind. Nëse do e transmetoja në shifra të prodhimit të brendshëm bruto, gati 1 miliardë dollarë brenda vitit.
Unë mendoj që do të jetë pak më e lartë, do të shkojë tek 8 përqind dhe do të kalojë 1.3 miliardë dollarë dhe si dëm do të transferohet tek ndërmarrjet. Pra kemi prodhimin. Kjo është ndryshe si krizë nga ajo e vitit 2008, është krizë e sektorit real të krijuar nga frika e pandemisë”.
Ahmetaj tha se në këto kushte vendi gradualisht do të vijojë hapjen, ndonëse kjo hapje është e kushtëzuar edhe nga mënyra se si do të hapen vendet e rajonit. “Ne po hapemi, por jemi të kushtëzuar edhe nga hapja e rajonit. Italia dhe Greqia janë mbi 85% e shkëmbimit tonë tregtar. Hapja e tyre do na lehtësojë”, u shpreh Ahmetaj.
Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…
Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…