Categories: Uncategorized

Ankohet i burgosuri në Korçë: Kemi shenja të koronavirusit

Një i burgosur në Drenovë të Korçës ankohet se ka shenja të koronavirusit, por askush nuk e ka vizituar. Fitim Niklekaj, i dënuar për vrasje ka telefonuar në redaksinë e emisionit Fiks Fare dhe thotë se në burgun ku është aktualisht ka shumë të sëmurë, por askush nuk kujdeset për ta. “Kam dy javë që kam bërë kërkesë të spitali, jam i sëmurë në mushkëri.

Kam bllokim të frymëmarrjes, nuk më çon njeri në spital. Një tjetër është i sëmurë, nuk e çojnë në spital, nuk ka doktor, asnjë send. Edhe numrat i kanë bërë me thirr vetëm familjarët që i kanë deklaruar. Njërit i ka dalë shpirti në korridor, ja po bën llafe, ja për këtë punë po bën llafe” thotë ai, ndërsa pohon se në momentin që po fliste me Fiks Fare në mes të korridorit kishte të dënuar shtrirë.

Të lidhura

None found

“Ja në mes të korridorit ka të dënuar. Shkoi grupi i gatshëm që është këtu dhe nuk ka njeri çfarë i bën. Këto janë te burgu i Drenovës, siguri e lartë. Nuk e di, këtu është bërë një kaos i paparë, njerëzit janë të sëmurë, gjithë natën i ke pa gjumë. Gjithë natën rrinë duke kërkuar ilaçe, s’ka ilaçe. Nuk do kush me dit për ta. Ja edhe tani po bëhet i njëjti debat, në këto çaste. Bukë e ushqime këto lloje gjërash janë pisllëk fare.

Takimet i kanë ndërprerë, takime s’ka” thotë ai, ndërsa ankohet edhe për ujin e çezmës që shkon i turbullt në burg. Më tej ai pohon se në burg ka edhe personel që dyshohen se janë të prekur nga virusi. “Ka kap edhe një polic edhe një infermier të burgut, flitet se i ka kapur Korona.

Dhe këtu ka njerëz që vuajnë për ilaçe, për mjekësi. Këtu s’merret kush me asnjë gjë. Ushqimin e bien skandal, sikur e sjellin për kafshë ose për derra. Shpresojmë të vij një kontroll nga Ministria e Drejtësisë dhe të inspektojnë çdo gjë që bëhet, çfarë higjiene ka, çfarë pastërtie ka, çfarë ushqimi ka” përfundoi ai./tch

të fundit

Nis derbi Tirana–Dinamo në “Niko Dovana”: bardheblutë kërkojnë pikë, blutë rrisin ritmin

Tirana - Dinamo LIVE Tirana 0 – 0 Dinamo 1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Dinamo [...]Read More...

1 second ago

Iliria synon kreun, ndërsa Flamurtari përballet me një transfertë të vështirë në “Redi Maloku

Iliria Fushë-Krujë - Flamurtari LIVE Iliria Fushë-Krujë 0 – 0 Flamurtari 1’ – Nis sfida Iliria e Fushë-Krujës – Flamurtari [...]Read…

28 seconds ago

Barcelona evidenton dobësinë kryesore që po e shqetëson Flickun pas dy humbjeve të njëpasnjëshme

Barcelona e ka identifikuar mungesën e efikasitetit në presionin e lartë si problemin kryesor taktik në dy humbjet e para…

2 minutes ago

KPK shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në mbledhje të mbyllur

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja…

8 minutes ago

Klekovski: Me Klinikën e Neurologjisë po punojmë për shpëtimin e sa më shumë jetëve dhe uljen e pasojave të goditjes në tru

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot mbajti fjalim në aktivitetin qendror me rastin e Ditës Botërore të Goditjes në Tru,…

11 minutes ago

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri, pas mbledhjes së zhvilluar…

12 minutes ago