Categories: Uncategorized

Angela Merkel zbulon prapaskenat si u parandalua lufta mes Greqisë dhe Turqisë

Më shumë se dy muaj pasi Angela Merkel ndërhyri për të shmangur një konfrontim ushtarak midis Greqisë dhe Turqisë, kancelarja gjermane ka zbuluar sot detaje nga negociatat e vështira midis dy fqinjëve të Egjeut.

Kancelares gjermane tha se tensionet ishin aq të larta sa,vendi i sa dhe fuqitë e tjera europiane kishin ndërhyrë me sukses në momentin e fundit, përpara se Greqia dhe Turqia të shkonin drejt luftës de facto.

Të lidhura

None found

Është e vështirë të imagjinohet se sa e vogël është distanca midis konfliktit ushtarak dhe zgjidhjes paqësore në disa raste,” tha Merkel duke folur në një seancë të Bundestagut gjerman përpara takimit të Këshillit Europian në 1-2 Tetor.

Edhe pse Greqia ka kërkuar vendosjen e sanksioneve kundër Turqisë, por Merkel hodhi edhe njëherë poshtë këtë kërkesë.

Tensionet me Greqinë dhe palën greko-qipriote janë të larta, megjithatë Turqia është një partner i NATO-s. Ajo po ashtu ka treguar përpjekje të jashtëzakonshme në pritjen e refugjatëve, “tha Merkel, ndërsa kritikoi Greqinë rreth zhvillimeve të fundit në kampin Moria në ishullin e Lesvos. “Ne duhet të ekuilibrojmë marrëdhëniet tona me kujdes dhe të përqendrohemi në bashkëpunim,” tha ajo, duke i përshkruar marrëdhëniet e BE-së me Turqinë si “shumëdimensionale”.

Angela Merkel pati një telefonatë me Erdogan dhe Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel këtë javë dhe i tha Erdoganit të hynte në bisedime me Greqinë.

Grekët janë më se të zhgënjyerit me politikën e Berlini, pasi Merkel ka pranuar të bëjë rolin e ndërmjetësueses, por jo të ndëshkueses të Turqisë. Në Athinë, ku një sërë mediesh po akuzojnë Gjermaninë, por edhe BE-në se ka braktisur një vend anëtar.

BE tregoi se ka zgjedhur të qetësonte Turqinë dhe Erdoganin, në vend që të mbronte fuqishëm dhe pa mëdyshje sovranitetin e shteteve anëtare të saj si Greqia dhe Qipro. BE po vendos një precedent të rrezikshëm”, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”.

Përplasja me Greqinë mbi kufijtë detarë dhe rezervat e gazit natyror ka alarmuar Greqinë, e cila duket se po përgatitet për mundësinë e një incidenti ushtarak. Duke iu frikësuar një përballje ushtarake me Ankaranë, Athina ka vendosur të armatoset, duke blerë avionë, mjete ushtarake dhe armë. Athina ka lidhur një marrëveshje me Francën dhe një sërë vendesh të tjera mbi blerjet e armëve për të fuqizuar forcat e saj të armatosura, ndërkohë që tensionet me Turqinë në rajonin e Mesdheut Lindor vijnë duke u rritur.

Franca ka qënë e para fuqi europiane që ka ndërhyrë, duke acaruar më tejmarrëdhëniet midis Parisit dhe Ankarasë, të dy aleatë të NATO-s, pasi Franca është duke sulmuar ashpër Turqinë a për rolin e saj në Libi.

të fundit

Barcelona synon Azzedine Ounahin, Deco vihet në lëvizje për transferimin

Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit maroken Azzedine Ounahi nga Girona, me klubin katalanas që kërkon të mbulojë…

24 minutes ago

Gushti hapet me fluks rekord, mijëra automjete të diasporës mbërrijnë në Kosovë

Dita e parë e muajit gusht edhe këtë vit ka sjellë fluks të lartë të diasporës që po kthehen në…

35 minutes ago

Lezhë: Gunman Fires at Moving Vehicle, Police Hunt Suspect

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Lezhë, ku një automjet është qëlluar me armë…

35 minutes ago

From BBV to Politics? Stenaldo: I Want to Serve My Country

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli, ka lënë të hapur mundësinë e një angazhimi në politikë në…

35 minutes ago

Video/ Three Killed and 15 Injured in Powerful Explosion in Central Moscow

Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një restoranti në…

36 minutes ago

Ceuta Migrant Crisis: Interior Ministers from 27 EU Countries to Hold Emergency Meeting on Tuesday

Bashkimi Evropian do të mbajë një takim urgjent të ministrave të Brendshëm të martën lidhur me krizën e rëndë migratore…

36 minutes ago