Categories: Uncategorized

Amerika sulmon Kinën për COVID-19: Fshehu virusin dhe të dhënat e vërteta

Kina ka fshehur shtrirjen e shpërthimit të koronavirusit në vendin e saj, duke raportuar thuajse gjysmën e rasteve totale të të prekurve dhe vdekjeve.

Me këtë përfundim arrin inteligjenca amerikane, e cila ka dorëzuar një raport të klasifikuar në Shtëpinë e Bardhë, sipas tre zyrtarëve amerikanë, shkruan “Bloomberg”

Të lidhura

None found

Zyrtarët kërkuan të mos identifikohen sepse raporti është sekret, dhe ata nuk pranuan të japin të tjera detaje mbi përmbajtjen e tij. Por, ata thanë që thelbi është se raportimi publik i Kinës për rastet dhe vdekjet është qëllimisht i paplotë.

Dy nga zyrtarët thanë se raporti arrin në përfundimin se numrat e Kinës paraqitur nga Kina janë të rreme. Raporti u prit nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar, tha një nga zyrtarët.

Përhapja filloi në provincën Hubei të Kinës në fund të vitit 2019, por vendi ka raportuar publikisht vetëm rreth 82,000 raste dhe 3.300 vdekje, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Kjo krahason me më shumë se 189,000 raste dhe më shumë se 4,000 vdekje në ShBA, e cila ka shpërthimin më të madh të raportuar publikisht në botë.

Stafi i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe ambasada kineze në Uashington nuk u përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

“Realiteti është se ne mund të ishim më mirë nëse Kina do të kishte qenë më e disponueshme,” tha Zëvendës Presidenti Mike Pence të mërkurën në CNN.

Qeveria kineze ka rishikuar në mënyrë të përsëritur metodologjinë e saj për numërimin e rasteve, me javë të tëra duke përjashtuar njerëz pa simptoma plotësisht, dhe vetëm të martën shtoi më shumë se 1.500 raste asimptomatike në totalin e saj.

Grumbuj të mijëra urnave jashtë krematoriumeve në provincën Hubei kanë shkaktuar dyshime të publikut mbi raportimet e Pekinit.

Ligjvënësit republikanë në ShBA kanë qenë veçanërisht të ashpër në lidhje me rolin e Kinës në shpërthimin e epidemisë.

të fundit

Moti i keq “pushton” qarkun e Elbasanit/ Në Peqin shembet një urë, izolohen 9 fshatra

Ditën sotme reshjet e shiut dhe era e fortë, kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, dhe kjo ka ndikuar disi në…

19 minutes ago

Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovisionit, Alis Kallaçi u bën thirrje shqiptarëve për të votuar: Jam pafundësisht mirënjohës

Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovisionit në Vjenë. Në prag të natës finale, Alis Kallaçi u ka bërë thirrje…

49 minutes ago

VIDEO/ Gol nga ish-mesfushori i Kombëtares U-21, përfundon me dramë ndeshja në Gjermani

Tim Civeja shënoi sot për Sarbruken, që u mposht nga Hansa Rostok. Këto të fundit fituan dramatikisht 3 me 4…

1 hour ago

Zgjedhjet në Kosovë, Paneli Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe!

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkët të partive opozitare serbe…

1 hour ago

RMV propozon masa të reja kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla: Ndëshkohen edhe prindërit që nuk bashkëpunojnë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska njoftoi se çdo prind i një fëmije që sillet…

1 hour ago

VIDEO emocionuese! Ashtu siç pritej, Robert Levandovski i jep lamtumirën Barcelonës pas 4 sezoneve

Robert Levandovski do të largohet nga Barcelona. Në një video të postuar në rrjetet sociale, sulmuesi polak e bëri të…

1 hour ago