Categories: Uncategorized

Ambasadori shqiptar në Kinë: 65 njerëz vdesin çdo ditë

Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja përmes një statusi në facebook u bën thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Kinë të marrin vendimin sa më shpejt pasi sipas tij, numri i të infektuarve rritet me rreth 3 000 në ditë, ku 65 humbin jetën.

“Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV! Numri i të infektuarve rritet me rreth 3 000 në ditë, gjithsej raportohen 20 613 persona të prekur në Kinë. Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-65 njerëz. Gjithsej kanë humbur jetën 427 persona që nga shperthimi i epidemise e deri më sot. Udhëheqja në Kinë i është dedikuar stopimit të epidemisë dhe gjetjes së formulës shkencore per shërimin. E hapur ndaj bashkepunimit nderkombetar. Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e Zgjidhjeje! Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye për eufori.

Të lidhura

None found

I drejtohem sidomos motrave e vëllezërve shqiptare në Kinë.

Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen për jetën e përditshme: Ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve këtu: Administrative e higjeno-sanitare. Ato dinë më shumë se ç’bëhet këtu.

E dyta, merreni në dorë vetë zgjedhjen tuaj për vendqendrimin këto javë! Askush nuk ka zbuluar ndonjë formulë që s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonjë platformë shtetërore të rezervuar! Merrni vendim të pjekur.

Të jemi optimist në vullnetin e kapacitetet e Kinës dhe përpjekjen e përbotshme është vetëm njëra anë. Tjetra është persistenca e pashembullt e këtij virusi. Uroj shëndet e fat të mirë për gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës”, shkruan Belortaja në facebook.

të fundit

Protestë me pjesëmarrje të lartë pranë Parlamentit, rikthehen tensionet dhe përfshihet nga flakët një kioskë

Një tjetër situatë tensionuese është regjistruar pranë Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur sërish mjete piroteknike, ndërsa një nga kioskat aty pranë…

6 minutes ago

Arrestohet në Bullgari 19-vjeçari nga Shkupi, dyshohet se transportonte 100 mijë euro të falsifikuara

Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…

13 minutes ago

Nis përballja në Durrës, Teuta kërkon të zgjasë ecurinë e jashtëzakonshme, Elbasani i Glen Dajës vë gjithçka në lojë

Teuta - Elbasani LIVETeuta 0 – 0 Elbasani1’ – Nis ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” [...]Read More...

15 minutes ago

Protestuesi mbërrin pa ndjenja në Spitalin e Traumës, dyshime për plagosje në sy me plumb gome

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një…

22 minutes ago

Nis përballja Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”, shkodranët synojnë fitoren përballë një Tirane të “pjekur

Vllaznia - Tirana LIVEVllaznia 0 – 0 Tirana1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Loro Boriçi” [...]Read More...

26 minutes ago

Flick mund t’i japë shansin talentit 17-vjeçar izraelit në El Clasico

Orian Goren mund të jetë një nga emrat e rinj në listën e lojtarëve që Hansi Flick do të publikojë…

27 minutes ago