Categories: sport

Flick mund t’i japë shansin talentit 17-vjeçar izraelit në El Clasico

Barcelona mund të ketë një surprizë në listën për El Clasicon e ardhshëm, pasi Orian Goren pritet të jetë një nga emrat e rinj që Hansi Flick mund të përfshijë në skuadër. Nëse ftohet, mesfushori do të jetë për herë të parë pjesë e ekipit të parë në përballjen më të madhe të futbollit spanjoll.

Trajneri gjerman e njeh tashmë 17-vjeçarin, pasi Goren ka marrë pjesë në fazën përgatitore të verës me ekipin e parë të Barcelonës dhe ka luajtur edhe në Trofeun Joan Gamper.

Të lidhura

None found

Lojtari i lindur në vitin 2009 është stërvitur me skuadrën e parë gjatë ditëve të premte dhe të shtunë. Një përfshirje në listën për ndeshjen ndaj Real Madridit do të ishte një tjetër moment i rëndësishëm në rrugëtimin e tij.

Goren tashmë konsiderohet një prej futbollistëve kryesorë të Barça Atletic, ku aktivizohet rregullisht si titullar në mesfushë. Ai ka munguar vetëm kur është grumbulluar nga përfaqësuesja e të rinjve të Izraelit gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, edhe pse është vetëm 17 vjeç.

Mundësia për t’u afruar me ekipin e parë është shtuar edhe për shkak të dëmtimit të Dani Olmos, i cili ka krijuar nevojë për alternativa të tjera në skuadër.

Rrugëtimi i Gorenit te Barcelona nisi në vitin 2023, kur ai iu bashkua La Masias pas transferimit nga klubi izraelit Maccabi Petah Tikva. Pas aktivizimit me ekipet e moshave, këtë sezon ai kaloi te Barça Atletic, skuadra e dytë e klubit katalanas.

Një ftesë për El Clasicon do të tregonte ritmin e shpejtë të zhvillimit të mesfushorit, i cili në moshën 17-vjeçare mund të bëhet pjesë e një prej sfidave më të mëdha në futbollin botëror.

Përgjigjja përfundimtare pritet të vijë nesër (e diel), kur Hansi Flick të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Real Madridit.//

të fundit

Bardh Maxhuni veçon Real Betisin dhe Comon si surprizat e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…

10 seconds ago

19-year-old from Skopje arrested in Bulgaria, suspected of transporting €100,000 in counterfeit money

Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…

38 seconds ago

Pepper spray attack on Klevi Muka, Berisha: An abhorrent crime and an attack on media freedom

Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve në protestë. Berisha shprehu shqetësim për lëndimin e gazetarit të…

2 minutes ago

Rama and Berisha in prison”, students continue their revolt and set rubbish bins on fire

Një numër jashtëzakonisht i lartë i protestueve është shënuar gjatë protestës së sotme. Ata janë duke marshuar tanimë pranë qendrës…

2 minutes ago

Tensions flare again at large protest near Parliament as kiosk catches fire

Një tjetër situatë tensionuese është regjistruar pranë Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur sërish mjete piroteknike, ndërsa një nga kioskat aty pranë…

3 minutes ago

Protester arrives unconscious at Trauma Hospital amid suspicions of rubber bullet injury to eye

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një…

3 minutes ago