Categories: Uncategorized

Ambasada amerikane kritikon qeverinë Rama: Dështoi!

“Eshtë për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik…”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që u votuan sot në Parlament.

Të lidhura

None found

Sipas reagimit, ambasada e SHBA-ve nuk e konsideroi shkelje të marrveshjes së 5 qershorit, miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, por kritikoi qeverinë për mosmiratimin e tyre me konsensus në Këshillin Politik.

Reagimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë udhëheqësit e Shqipërisë – brenda dhe jashtë parlamentit – për t’u angazhuar me njëri tjetrin në mënyrë transparente dhe përfshirëse për çështje me rëndësi kombëtare.

Ky lloj angazhimi pozitiv prodhoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Nga ajo kohë, kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme transparente dhe përfshirëse në Këshillin Politik.

Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kryesuese e radhës e OSBE-së.

Është detyrë e udhëheqësve të Shqipërisë – duke filluar por jo vetëm ata në pushtet – për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar.

të fundit

Oyarzabal pas triumfit të Spanjës: Jemi të përgatitur për çdo kundërshtar

Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi…

31 minutes ago

Endrick tregon lidhjen e veçantë me Neymarin dhe besimin e madh te Ancelotti

Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës…

1 hour ago

Manzambi ndez Botërorin me Zvicrën, Freiburg i rrit fort vlerën në treg

Shkëlqimi i Johan Manzambit në Kupën e Botës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.Talenti 20-vjeçar…

2 hours ago

Unai Simon shkruan histori në Botëror, thyen rekordet e Zengës dhe Casillas

Unai Simon ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për serinë më të…

2 hours ago

NASA zotohet të çojë një top futbolli në Hënë nëse SHBA fiton Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e SHBA-së ka marrë një motivim të pazakontë për vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. Nëse amerikanët…

3 hours ago

Goli, festimi në stilin e LeBron dhe përjashtimi pas VAR-it: Folarin Balogun u bë menjëherë i njohur në SHBA

Folarin Balogun u shndërrua në një nga emrat më të përfolur në SHBA pas fitores 2-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Kupën…

3 hours ago