Categories: Uncategorized

Alpinisti i nxjerr bojën policëve: Bënë foto e gënjyen sikur na shpëtuan (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme, lajmi se Policia heroike e Shtetit tonë kishte shpëtuar nga majat e akullta të maleve shqiptare disa alpinistë, mori dhenë në faqen zyrtare informative (përpos propagandistike) të Policisë së Shtetit. Cilësohet e tillë thjesht për shkak të përmbajtjes së publikuar, i cili vlerësohet si jo i përshtatshëm për llogaridhënie publike, ku e vetmja gjë që synohet të përcjellë janë disa “pëlqime” nga qytetarët për punë të trumpetuara si suksese të PSH, si rasti që do të shpalosim më poshtë.

Ky akt heroik i PSH u vulos nga një foto e disa efektivëve shpëtimtarë të policisë së Kolonjës, me alpinistët me demek të shpëtuar nga herkulët blu të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e policisë citohej: “Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit. Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës.”

Pra, në njoftimin e shpërndarë publikisht për mediat, me anë të tyre, policia synon të përcjellë tek qytetarët imazhin pozitiv të efektivëve shpëtimtarë. Mirëpo, në kufijtë e inteligjencës poshtë-uniforme, ky efekt propagandistik rezultoi i dështuar për shkak të përgënjeshtrimit të bërë nga ana e vetë alpinistit, të cilit iu shit imazhi si “viktima” e ditës, i shpëtuar nga policia.

Pas disa komenteve në faqen zyrtare të PSH dhe mediave që e kishin shpërndarë, ku historinë që policia e kishte shitur si “aktin heroik të ditës”, Ervin Xhakolli, alpinisti me disa vite eksperiencë në një rrëfim ekskluziv për JOQ Albania, ka rrëfyer ngjarjen dhe ka përgënjeshtruar gjithçka.

Ai shprehet:

“Ne fakt ne u nisem per mal diten e shtune. Lame makinen tek nje banor ne fshat ai se kishte kuptuar qe ne do flinim ne mal ne kushte moti te veshtira dhe naten vone kishte lajmeruar policine. Ata ishin ven ne alarm se ne kishim humbur dhe kishin kerkuar disi. Ne kur zbresim posht te nesermen nga qejfi tone takojm policet poshte ne fshat, rrinin tek makina. Dhe me vone ata erdhen tek restoranti ku do drekonim ne dhe na kerkuan te bejm nje foto ne menyre shoqerore. Pasi ne ikem nga Erseka dje, ata publikuan lajmin sikur ne kishim humbur dhe ata na shpetuan, qe nuk eshte aspak e vertete. Fotoja eshte bere ne restorant, ata na nxoren ne erresire ne ane te rruges nacionale, ne se menduam pse beren kete veprim, aq me shume qe publikuan imazhin tone. Pasi ne bejm ngjitje dimerore dhe mundohemi te jemi te sakt me ate qe varet nga ne. Bo se ke iden sa pune dhe na ka shqetesu. Dhe mbi te gjitha i qerasem, ne ane njerzore.”

Xhakolli ka shtuar se nga ky rast, familjarët dhe miqtë e tij dhe të grupit me të cilin ai ishte ngjitur në mal, ishin shqetësuar tej mase, kur në fakt ngjarja ishte tërësisht ndryshe nga ajo e paraqitur nga Policia e Shtetit tonë.

Kur rrëfeu këtë rast i cili rezultoi shqetësues për shumë persona, alpinisti u shpreh me humor:

“Nese ke deshire te jap foto nga aventura e fundit qe bem ne malin e gramozit ku na shpetoi policia.”

Falë këtij rasti të denoncuar nga vetë qytetarët, ne si taksapagues na lindin disa mëdyshje dhe na takon të ngremë një pyetje të thjeshtë…

Thjesht për faktin sepse konsiderohet si burim i parë i besueshëm i njoftimeve zyrtare, pikë referimi për të gjithë kur ndodhin ngjarje kriminale apo edhe për personat e përfshirë në to, kur është vetë Policia e Shtetit, ajo që shtrembëron ngjarjet për interesa të vetat, sa i besueshëm mund të jetë ky institucion shtetëror që paguhet nga taksat tona, për informacionin që synon t’i përcjellë shqiptarëve? /JOQ

të fundit

BMW nis prodhimin e baterive të reja në fabrikën e Bavarisë

BMW Group ka hapur fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen, në Bavari të Gjermanisë, duke nisur prodhimin në seri…

3 minutes ago

Përfundon operacioni i të plagosurit me armë zjarri, gjendja vijon të jetë e rëndë dhe stabile

Një pacient i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 1978, është operuar pas pranimit në Spitalin e Gjilanit.…

9 minutes ago

Kurti meets Italian Ambassador Maurizio Antonini

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranoi urime…

12 minutes ago

Analysts raise questions over messages with wanted person in case involving former SHISH chief

Zhvillimet lidhur me çështjen e ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, u diskutuan në studion e emisionint “Zonë e Lirë”, ku…

13 minutes ago

Lala: Ergys Agasi’s phone had been wiped, but the data can be recovered; the investigation into Vlora Hyseni could last up to a year

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për çështjen e Vlora Hysenit, duke deklaruar se telefoni i…

13 minutes ago

Trump: Agreement with Putin to gradually bring more than 4.8 million tons of Russian oil onto the market, record price drop expected

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi marrëveshjen me Vladimir Putin për furnizimin e menjëhershëm dhe gradual të miliona ton naftë ruse…

14 minutes ago