Categories: Uncategorized

Alimehmeti: Kemi më pak vdekje se në 2019, Shqipëria me pozitivitet 22%

Mjeku Ilir Alimehmeti ka thënë gjatë një interviste se Covid-19 nuk është shkaku i parë i vdekjeve në vendin tonë. Ai tha se 600-700 shtrimet në vit nga Covid përbëjnë vetëm 0.5% të gjithë totalit të shtrimeve në vend.

Ndërsa referuar rritjes së rasteve, në Ora Neës mjeku Alimehmeti u shpreh se kjo ka lidhje me rritjen e numrit të testimeve. Alimehmeti shtoi se raporti mes testimeve dhe rasteve të reja duhet ulur në 10% duke qenë se vendi ynë e ka 22%.

Të lidhura

None found

“Covid-19 nuk është shkaku i parë i vdekjeve në vendin tonë. Po ashtu, kemi vdekje në shtëpi dhe nuk raportohen si vdekje Covid. Kemi një ulje të vdekjeve krahasuar me vitin 2019 me 3%. Nuk ka pasur një incidencë Covid-i në tremujorët e dytë. Jemi duke parë vetëm një spektër të vogël të vdekjeve në Shqipëri dhe duke harruar vdekjet për shkak të sëmundjeve të tjera. Kemi 600 ose 700 shtrime në gjithë vitin me Covid dhe 116 mijë me sëmundje të tjera. Pra Covid-i për 0.5% të problematikës spitalore.

Ekziston një rritje e numrit të rasteve, por është rritur edhe numri i testeve. Kemi një raport diku te 21-22 % pozitiviteti. Pra, nëse bëjmë më shumë teste do të kemi më shumë raste. Këtë shifër ne duhet ta ulim nën shifrën 10 % ashtu sikurse është rekomanduar nga OBSH. Popullata nuk është e trajnuar për përdorimin e maskës ose nuk përdor të duhurën. Kur përdoret maska, harrohet masa e distancimit personal duke i ngjitur njerëzit me njëri-tjetrin. Keqpërdorimi i saj kthehet në risk. Jeta nuk është laborator, sepse aty funksionin maska”, shprehet Ilir Alimehmeti.

Alimehmeti theksoi se janë bërë investime vetëm në spitalet Covid në kryeqytet dhe jo në ato rajonale.

“Ne kemi investuar vetëm në spitalet Covid në kryeqytet, por në spitalet rajonale nuk ka pasur thuajse investim. Italia ka pasur spitale rajonale gati. Duke çuar raste atje spitalin Nënë Tereza mund ta kishim mbajtur të pastër, por nga ana tjetër personeli në këto spitale është më pak i aftë. Është e nevojshme që të trajnohen spitalet rajonale dhe të ecin në këtë drejtim. Kemi shumë rekomandime të ndryshme që mund të ishin bërë, por nuk u bënë dhe prandaj jemi në këtë situatë sot”, tha ai.

Referuar saktësisë së tamponit, Alimehmeti tha se ka një saktësi 70% dhe se rastet që dalin negative, por kanë gjendje klinike të shprehur janë Covid.

“Tamponi ka një sensitivitet rreth 70 %. Ky është një test screenimi dhe rezultatin e vendos diagnoza. Nëse dikush ka një test negativ, por një gjendje klinike të shprehur atëherë me Covid është, nuk është se ka një ndryshim. Nuk është tamponi që ta jep rezultatin, por mjeku që vë vulën. Pra, kur një person ka shenja klinike si mungesë frymëmarrje dhe temperaturë, Covid është sepse nuk ka virozë të tjera vërdallë. Në këto raste duhet izolim në shtëpi”, deklaroi Alimehmeti.

të fundit

Vjedhjet e telefonave shtohen, a mund ta mbroni dot iPhone-in tuaj?

Ndërsa vjedhjet e telefonave në rrugë po shtohen në qendrat kryesore turistike në Evropë dhe Amerikën e Veriut, policia dhe…

13 minutes ago

Kufijtë e inteligjencës artificiale: Çfarë mbetet jashtë mundësive të saj?

IA mund të llogarisë, por njerëzit duhet të marrin vendimin përfundimtar”, thotë Maximilian Kiener nga Instituti për Etikën në Teknologji…

13 minutes ago

Sinjalizime prindërore kur adoleshentët përmendin vetëlëndim në bisedat virtuale të Meta-s

Prindërve të adoleshentëve që përdorin shërbimin e bisedës me inteligjencë artificiale (AI) të Facebook ose Instagram do t’u dërgohen njoftime…

14 minutes ago

U vra në atentatin në Rinas ndaj Gilmando Danit/ Akuzohen se punësuan jashtë rregullave Muçi Shaljanin, gjykata jep dënimin për dy ish-zyrtarët e AMP

Gjykata e Tiranës, ka shpallur vendimin për dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të…

14 minutes ago

Përse përvoja e lundrimit në internet po bëhet çdo ditë më e lodhshme

Po përpiqeni të hyni në një faqe interneti dhe në vend që ajo të hapet menjëherë ju del përpara një…

14 minutes ago

Gjenerata e re në tregun e punës kërkon avantazh. Sipas studentëve, zgjidhja fshihet te inteligjenca artificiale

Studentët po përpiqen të kuptojnë se si të përgatiten për një fuqi punëtore të ardhshme të riformësuar nga inteligjenca artificiale…

14 minutes ago