Categories: Uncategorized

ALBtelecom ofron 50% më shumë internet për të gjithë aktivizimet e paketave të reja nga konsumatorët celular

Në shenjë solidariteti me situatën e jashtëzakonshme të virusit Covid 19, ALBtelecom ofron 50% më shumë internet për çdo paketë mujore qe do të aktivizohet, duke rritur kështu konsumin e internetit, përshtatur me profilin e secilit klient.

Në një kohë kur mënyra e jetesës dhe e punës sonë ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të shpërthimit të virusit Covid 19, industria e telekomunikacionit po merr një rëndësi jetike.

Në një situatë ku gjithnjë e më shumë punonjësit po punojnë nga shtëpia, komunikimi dhe interneti mbetet një shërbim kryesor për të lehtësuar jetën e njerëzve dhe për të siguruar mbarëvajtjen e ekonomisë.

“Ndiejmë më shumë se kurrë përgjegjësi dhe solidaritet, për të siguruar që qytetarët të jenë të lidhur me familjet dhe miqtë e tyre, bizneset të mund të vijojnë punën në distancë, si dhe të gjithë strukturat shtetërore apo private që mbështeten në shërbimet tona të mund të vijojnë punën pa asnjë shqetësim” – tha Z. Tahsin Yilmaz, Drejtor i Përgjithshëm i ALBtelecom, në një deklaratë për median.

ALBtelecom shpreh përgjegjësinë dhe solidaritetin në këtë situatë të jashtëzakonshme duke ofruar 50% më shumë internet për të gjithë konsumatorët që aktivizojnë një paketë te re mujore.

Më konkretisht, ALBtelecom do të ofrojë volum shtesë të internetit për klientët e rinj me parapagesë dhe për ata me kontratë. ALBtelecom do të shtojë 50% më shumë internet për çdo përdorues mesatar shqiptar për aktivizimet e paketave të reja, përshtatur me profilin e secilit klient.

Gjithashtu, për të përmbushur rritjen e kërkesës për internet në shtëpi, ALBtelecom ka lançuar një ofertë të re për internetin në shtëpi, ku konsumatorët mund të kërkojnë lidhjen e internetit përmes Shërbimit me Klientin ne numrin 123 ose online, pa shkuar pranë pikave të shitjes. Si dhe për më shumë muaji i parë është falas.

Së fundi, për të mbështetur nismën e të mësuarit në distancë, ALBtelecom ka përfshirë kanalin RTSH Shkolla në të gjithë paketat e saj televizive.

Në kushtet kur kërkesa për internet është rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit për shkak të gjendjes së krijuar, ALBtelecom mbetet i angazhuar maksimalisht përmes skuadrave të dedikuara, rritjes së kapaciteteve dhe marrjen e të gjithë masave, për të siguruar që kjo rritje e kërkesës sidomos për internetin, të mos cënojë cilësinë e rrjeteve tona dhe shërbimet për klientët tanë.

të fundit

Izraeli urdhëron ushtrinë që të bllokojë anijen e Greta Thunbergut që të hyjë në Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja…

3 minutes ago

Jozi në një lidhje të re pas ndarjes? Reagon Loredana: Zoti i bekoftë

Teksa po fliste për marrëdhënien me prindërit e saj në një emision televiziv Loredana Brati tha se e pyetën lidhur…

24 minutes ago

Ja cilat janë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

Qeveria e Kosovës është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me…

34 minutes ago

Rusia po përparon edhe në Ukrainën qendrore

Rusia tha të dielën se forcat e saj po përparonin për herë të parë në rajonin qendror ukrainas të Dnipropetrovskut,…

56 minutes ago

E rëndë në Itali/ Plagoset 16-vjeçari shqiptar, zbulohen pistat e para të hetimit

Mbrëmjen e djeshme, një djalë 16-vjeçar me origjinë shqiptare, u qëllua me thikë në gjoks në Vicenza, në një zonë…

2 hours ago

Selena Gomez debuton në listën e Forbes, ja gratë më të pasura të Amerikës

Forbes ka publikuar listën e saj vjetore të grave më të pasura në vend që kanë krijuar vetë pasuri, me…

2 hours ago