Categories: Uncategorized

Albin Kurti bashkon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës në zyrën e tij

Në intervistën e tij të parë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurtit i ka dalë edhe detaji ndryshe në zyrën e tij.

Ai ka vendosur krah flamurit të Kosvës, edhe atë kuqezi të Shqipërisë. Ai e ka paralajmëruar një gjë të tillë kur shprehej se flamuri i vërtetë i gjithë shqiptarëve është ai me shqiponjë të zezë dhe fushë të kuqe, dhe jo ai verdheblu pasi ai ishte i Europës dhe jo i Kosovës.

Duket se Kurti do ta përdorë edhe flamurin kuqezi por në mbledhjen e tij të parë të qeverisë nuk është parë asnjë simbol i Shqipërisë por vetëm i Kosovës. Po ashtu në takimin e ditës së djeshme me ambasadorin amerikan Kosnett, Kurti nuk e kishte flamurin kuqezi por vetëm atë të Kosovës.

Një gjë të tillë nuk e ka bërë Haradinaj më parë ku në takimet e tij zyrtare apo intervista përdorte vetëm flamurin kosovar. Pritet të shihet nëse Kurti do të vijojë ta përdorë flamurin shqiptar në takime zyrtare ose intervistat e radhës.

/BW/

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago