Categories: Uncategorized

Alarmuese! Shqiptarët konsumojnë më shumë kokainë sesa britanikët dhe amerikanët

Publikimi i videoskandalit të kryetarit të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar kokainë në një ambient të hapur, ka rikthyer në vëmendje konsumimin e madh të lëndëve narkotike në vend.

Shqipëria është vlerësuar si një vend me përdorimin më të lartë të kokainës, madje më i lartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Bazuar tek një hartë e publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krime (UNODC) si pjesë e Raportit Vjetor të Drogës 2017, Shqipëria ka prevalencën më të lartë vjetore të përdorimit të kokainës në nivel global.

Të dhënat që nga vitit 2014 tregojnë se kokaina përdoret deri në 2.5% në Shqipëri, e ndjekur nga SHBA me 2.3%, Mbretëria e Bashkuar me 2.25%, Spanja me 2.2%, Australia me 2.1%, Uruguai me 1.8% dhe Kili me 1.73%. Këto të dhëna mund të kenë ndryshuar vitet e fundit.

Ndërsa drejtori i një shoqate njerëzore, Genci Mucollari informoi se në Shqipëri janë rritur konsumatorët e heroinës.

“Në qendrën tonë, ne trajtojmë njerëzit, të cilët janë konsumatorë të heroinës dhe këtë vit kemi ndjerë një rritje, krahasuar me vitin e kaluar. Kanë qenë 850 klientë që janë trajtuar në qendrat tona dhe 120 në burgje, sepse ne gjithashtu trajtojmë përdoruesit që janë ndalur nga policia dhe shkojnë në burg “, tha ai, sipas ADN. /albeu.com/

të fundit

PD tjetër ankim në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke…

5 minutes ago

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

I dërguari special i SHBA-së për konfliktin në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se një marrëveshje…

48 minutes ago

Serena Sula ndan çiftin/ Puth në b*zë Xhastinin, Klea reagon e tensionuar dhe i përpl*s derën në fytyrë Dalina Buzit (VIDEO)

Atmosferë e tensionuar në puntatën e fundit të emisionit “Andale”, ku e ftuara Serena Sula shkaktoi reagime të forta pas…

51 minutes ago

Aksident në Lushnje, 4 automjete dhe 1 motoçikletë të përfshirë

4 automjete dhe një motoçikletë janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme tek bulevardi i palmave në…

59 minutes ago

FOTO/ Olta Gixhari shfaqet pa grim në avion, aktorja surprizon me pamjen natyrale

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me një postim të…

1 hour ago

Gjermania dëbon shqiptarët, Welt: Janë kthyer mbrapsht 70 persona nga Shqipëria dhe Kosova!

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur…

1 hour ago