Categories: Uncategorized

Alarmohet Greqia, çfarë mund të pësojnë shqiptarët që falsifikojnë testet COVID

Autoritetet greke janë vënë në alarm, pasi sipas informacioneve të shërbimeve epidemiologjike greke, emigrantët shqiptarë dhe shtetas grekë që kalojnë në pikat kufitare drejt Greqisë janë të pajisur me teste serologjike dhe jo PCR, siç kërkohet prej autoriteteve që prej datës 17 gusht.

Sipas TCh, kjo ministri kishte paralajmëruar që prej disa ditësh, pikërisht dyshimet se testet nga Shqipëria nuk do të jenë të sakta, madje mund edhe të falsifikohen, ndaj gjatë një mbledhjeje urgjente paraditen e së mërkurës u vendos që në pikat hyrëse nga Shqipëria të mos pranohet asnjë test, që nuk do të jetë PCR dhe nuk do të jetë i pajisur me bar code dhe kodin QR.

Të lidhura

None found

Gjithashtu u vendos që edhe për 10 ditët e ardhshme të mbeten ende në kufi, ekipet e epidemiologëve, të cilët do të marrin tamponë konfirmues prej udhëtarëve në kufi. Burimet sqaruan se pavarësisht nëse është ose jo i certifikuar laboratori, pa bar code dhe kodim QR, asnjë udhëtar s’mund të kalojë në Greqi.

Po kjo ministri sqaron se në rastet që do të vërehet se fleta e testit do të jetë e falsifikuar, personat do t’i dërgohen gjykatës nën akuza të renda, siç është falsifikimi i dokumentit zyrtar dhe shkelje të rregullave mbrojtëse nga Covid, të cilat dënohen me burg dhe gjobë të rëndë. Një ditë më parë, autoritetet greke deklaruan se për muajin korrik janë 63 raste infeksionesh që kanë hyrë nga Shqipëria, ndërsa më shumë se 2.5 milionë udhëtarë që kanë hyrë në vend nga pikat tokësore, detare dhe aeroportet e vendit brenda korrikut.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të n

të fundit

Përparim Bajrami to be released from Shutka prison after providing security worth over €1.1 million

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

17 minutes ago

Përparim Bajrami do të lirohet nga burgu i Shutkës pas vënies së garancisë prej mbi 1,1 milion eurosh

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

24 minutes ago

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

5 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

5 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

5 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

5 hours ago