Categories: Uncategorized

Alarmi nga koronavirusi, shkon në 60 numri i të prekurve në Itali

Koronavirusi vazhdon të përhapet: rasti i parë është regjistruar në Piemonte (është një 40 vjeçar nga Torino ) dhe në Milano ku ka dy raste (një 78 vjeçar nga Sesto San Giovanni dhe një tjetër të infektuar në Mediglia).

Kështu, bilanci i njerëzve pozitivë për testet midis Lombardisë (47) dhe Veneto (12) dhe Piemonte 1, rritet në 60. Deri më tani ka dy viktima.

Të lidhura

None found

Ndërkohë Emergjencat civile kanë bërë apel që qytetarët të paraqiten në spitale vetëm nëse është e nevojshme.

Autoritete italiane kanë njoftuar edhe mbylljen e universiteteve në Lombardi, nga data 24 deri më 29 shkurt, për shkak të situatës së krijuar.

Qeveria italiane është duke punuar edhe për një dekret të ri ligji, me një seri masash të veçanta, për të ndaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Mes këtyre masave që pritet të merren janë mbyllja e shkollave, pezullimi i demonstratave, si dhe po shqyrtohet mundësia për ndërprerjen e aktiviteteve të punës.

Po ashtu po parashikohet edhe përdorimi i forcave policore dhe ushtarake në rast të nevojave për zbatimin e kërkesave.

Dhe në kisha është e ndaluar të shkëmbehet shenja e paqes dhe përmes ujit të shenjtë.

Kryeministri italian, Giusepe Conte, ka mbledhur komitetin operativ të mbrojtjes civile, për të vlerësuar masat e reja të jashtëzakonshme. Po punojmë pa pushim për të reaguar me forcë të plotë ndaj kësaj emergjence – ka thënë ai.

“Ne po verifikojmë të gjithë personat që kanë hyrë në kontakt me këta pacientë. Mund të ketë një rritje të mëtejshme të rasteve, por e rëndësishme është të të marrim masat për të evituar përhapjen e mëtejshme” tha më pas ai.

të fundit

Vedat Muriqi luan 62 minuta në barazimin e Fenerbahces kundër Slavia Pragës

Fenerbahce ka lëshuar dy pikë në shtëpi ndaj Slavia Pragës, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e Ligës…

2 seconds ago

Peter N. Due bën thirrje për zbardhjen e sulmeve në Banjskë dhe ndaj Ibër-Lepencit

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka bërë thirrje për bashkëpunim…

4 seconds ago

Protesta lë 7 persona në urgjencë, mes tyre efektivë policie, protestues dhe qytetarë të rastit

Nga përditësimet e fundit bëhet me dije se deri në orën 21:00 të kësaj të marte, numri i të lënduarve…

1 minute ago

Zbardhen detajet e ngjarjes në Tiranë, 46-vjeçari u gjet i vrarë në automjet

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

2 minutes ago

Tiranë/ Gjendet i pajetë në automjet, viktima është Ismet Habili, policia heton ngjarjen

Detaje të reja vijnë në lidhje me një vdekje të ndodhur në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme. Viktimë ka mbetur…

3 minutes ago

Gerasimovski: Pas dy vitesh qeverisje, OBRM-PDUKM përballet me rritje të pakënaqësisë qytetare

"Për dy vjet, qeveria e OBRM-PDUKM-së ka treguar se nuk di ta drejtojë vendin, dhe pakënaqësia tek qytetarët është duke…

5 minutes ago