Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë gjatë vitit 2019-të.
Sipas raportit, numri i aplikimeve për azil nga qytetarët e Kosovës pësoi rënie krahasuar me një vit më parë.
None found
Për shtetasit irakianë, që kryesojnë listën e dhjetë vendeve me kërkesat më të shumta për azil, gjatë vitit 2019 u vu re një rënie prej 19 për qind të kërkesave.
Ndërsa aplikimet nga shtetasit turq u rritën me 10 për qind. Shqipëria renditet pas Irakut, Pakistanit, Turqisë, Iranit dhe Nigerisë për nga numri i kërkesave për azil.
Raporti citon se shtetasit e Sirisë të përfshirë nga lufta ishin përfituesit më të mëdhenj të marrjes së azilit në BE, rreth 85 për qind e aplikantëve.
Ndërsa për shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian, numri i përfituesve nga aplikimet ishte me rreth 1% për shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe 6% për qytetarët e Shqipërisë. /Voa
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…
Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…