Categories: Uncategorized

Akuza e rëndë e koleksionistit: Rama i dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash

“Kryeministri Edi Rama është dënuar dy herë për vjedhje ikonash…”

Gjergji Thimio, koleksionisti i njohur korçar, i vënë disa vite më parë në qendër të vëmendjes pas arrestimit për trafik veprash arti, i është rikthyer sërish akuzave të tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Thimio këmbëngul se Rama është ndaluar dy herë në Francë për shkak se vidhte ikona, dhe për këtë duhet hetuar sa më parë nga prokuroria shqiptare, madje sipas koleksionistit korçar, kryeministri ka pasur probleme me një ndalim dhe në Qipro.

Ai u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.

“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio për Fax. /albeu.com/

të fundit

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

19 minutes ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

42 minutes ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

1 hour ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

2 hours ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

2 hours ago

Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm

Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy…

2 hours ago