Categories: Uncategorized

Aktivistja bën akuzën e rëndë ndaj Ramës: Vëllezërit Budina nuk kanë COVID-19!

Vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, janë konfirmuar së fundmi të prekur nga COVID-19. Në lidhje me këtë çështje, një reagim është përcjellë nga aktivistja e Teatrit Kombëtar, juristja Adriana Kalaja. Ajo qetësoi miqtë e kolegët e tyre se gjendja e dy vëllezërve Budina është e mirë.

Në një lidhje telefonike për ‘Report Tv’, juristja Kalaja u shpreh se ka kontaktuar me dy vëllezërit, të cilët sipas saj, akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka montuar rezultatin pozitiv të tamponit të COVID.

Të lidhura

None found

Teksa lëshon këtë deklaratë të fortë, ajo thotë se të dy vëllezërit nuk pranojnë që të jenë infektuar, ndërsa nuk kanë asnjë simptomë dhe gëzojnë shëndet të plotë. Po kështu, nuk rezulton që ata të kenë pasur kontakte me persona të infektuar. Siç duket, vëllezërit Budina nuk do e lënë me kaq, pasi do të ndërmerren hapat ligjorë, me qëllim zbardhjen e së vërtetës.

“Gjendja e tyre është shumë e mirë. E konfirmoj dhe mbaj përgjegjësi të plotë. Por na ana tjetër konfirmoj se të dy vëllezërit nuk pranojnë që të jenë infektuar dhe rezultati pozitiv i tamponit është montim me urdhër të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë simptomë, gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk rezultojnë të kenë pasur kontakte me persona me COVID.

Ne do të ndërmarrim hapat ligjore, me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe nëse testi është pozitiv në mënyrë të kundraligjshme kanë dalë emrat e dy personave, pasi Rama ka urdhëruar të bëjë pis emrin e dy vëllezërve dhe protestës. Vëllezërit Budina më kanë informuar se ky testim me urdhër të Ramës, dhe është montuar si lajm me urdhër të zotit Rama”, tha ajo.

Por a ndodhen dy vëllezërit në karantinë? “Në dijeninë time po. Pasi janë njerëz të përgjegjshem. Ne do të marrim hapat ligjor për të demaskuar këtë montim, dhe nëse është e vërtetë, pa miratimin e klientit nuk mund të dalin rezultatet e analizave”.

Dyshimet janë se dy vëllezërëve u është kërkuar që të bëjnë testimin, pasi kanë marrë pjesë në varrimin e hallës së tyre, por aktivistja shprehet se “Jo, është bërë shumë kohë më mbrapa.

Është mbi 14 ditë dhe është insistuar me forcë nga ISHP, për t’u bërë dy vëllezërve që kanë asistuar në varrimin e hallës që ka qenë vetëm me familjarët, pak njerëz”.

Por a do ta bëjë Kalaja testimin, duke qenë se kanë qenë bashkë në disa ture në Shqipëri? “Nuk kam besim te rezultatet e këtij testimi, përsa kohë, qoftë ISHP nuk jep asnjë informacion të saktë, dhe rezultatet, por kjo gjë ndodh në të gjitha institucionet. Unë jam gati ta bëj testin, nuk do ta refuzoj. Por disa miq më thanë, duhet të fusësh miq për të bërë testin”, tha ajo. /reporttv

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

5 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

5 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

7 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

7 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

7 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

7 hours ago