Categories: Uncategorized

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama: Hera e parë që nuk kisha fjalë!

Kryeministri Edi Rama thotë se ishte i tronditur nga akuzat e ngritura nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sipas tij, teksti ishte skandal dhe i ngjason sikur i drejtohet një regjimi kriminale.

Të lidhura

None found

“Ajo çka mua më ka indinjuar thellë dhe më ka bërë që ndoshta për herë të parë, të mos gjej dot fjalët për t’u shprehur. Ai tekst mu duk përtej shumë, përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë lidhur me çfarë presupozohet ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit të saj.

Sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e përgjithshme jo më detajet e historisë që kanë lexuar atë tekst, kanë menduar dhe kanë ndjerë jo si për dy themelues të UÇK-së, por si dy pjesëtarë të një regjimi kriminal.

A thua se po flitet për Serbinë dhe regjimin serb dhe jo sikur po flitet për udhëheqësit e një vendi që ishte viktimë e regjimit të një agresioni. Kjo ishte ajo që më ka tronditur. Pa marrë parasysh edhe faktin se si munde të flitet për të vrarët duke folur për shuma të përgjithshme; rreth 100.

Flitet për obstruksion, apo përpjekje për pengim që është një hata më vete. Unë jam dëshmitar i disa bisedimeve dhe i një bashkëbisedimi që kam zhvilluar me Hashim Thaçin, Isa Mustafën në Prishtinë kur diskutohej pikërisht futja në rendin e ditës dhe votimi i tribunalit special dhe e di shumë mirë që të dy udhëheqësit në fjalë, ishin absolutisht pa rezervë për ta mbështetur këtë nismë pa rezervë, nismë që vinte nga jashtë dhe nga ana tjetër kishin problemin e mungesës së kuorumit për ta bllokuar. Ky tekst është një skandal”, tha Rama për “Rubikon” në KlanKosova në Prishtinë.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

2 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

2 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

3 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

3 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

3 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

3 hours ago