Categories: Uncategorized

Aksident apo atentat?! Policia merr në ruajtje familjarët e biznesmenit të kromit nga frika e gjakmarrjes

Biznesmeni i kromit, që humbi jetën dy ditë më parë pas një aksidenti automobilistik, Murat Duriçi, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme.

Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë marrë këtë vendim, të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar, për shkak të rrethanave si ka ndodhur ngjarja.

Të lidhura

None found

Murat Duriçi u gjet i pajetë nga disa kalimtarë të rastit në një kanal, ndërsa dyshohet se personi që e kishte goditur për vdekje është shtetasi Mentor Çeku. Ky i fundit, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohet. Mentor Çoku, 45 vjeç, banues në Qytetin e Ri, Bulqizë, mësohet se ka dhënë dëshmi kontradiktore.

Sipas informacioneve të marra nga uniformat blu, fillimisht Çoku ka deklaruar se ishte me shpejtësi dhe nuk e ka parë 53-vjeçarin Duriçi teksa kalonte në rrugë.

Ndërkohë, në një moment tjetër të dhënies së dëshmisë, ai është shprehur se mjetin po e drejtonte djali i tij. Kjo dëshmi është marrë me rezerva nga hetuesit e ngjarjes, duke menduar se po tentohet të “fajësohet” djali 16-vjeçar, për të përfituar lehtësira.

Pak orë pas arrestimit, Mentor Çoku i tha Policisë lokale se: “Po udhëtoja pak me shpejtësi nga lagja ‘Gjeologu’ drejt Qytetit të Ri. Kam parë një person që u përplas në pasqyrën time dhe ra në kanal. Pata shumë frikë ta merrja dhe ta dërgoja në spital, pasi njerëzit e tij mund të hakmerreshin. Shkova në shtëpi, mora gruan dhe fëmijët dhe u largova drejt Zerqanit”. Ndërkohë, dje pasdite Çoku ka dhënë tjetër version.

Ai u tha oficerëve të Policisë se në timon, në momentin e aksidentit, ka qenë djali 16-vjeçar. “Më erdhi keq për ngjarjen e ndodhur. Nuk ka asgjë të qëllimshme. Makinën, në momentin që u përplas Murat Duriçi, po e drejtonte djali im. Nuk më kujtohet nëse Duriçi ishte në rrugë apo trotuar. Por më vonë vura re se pasqyra ishte dëmtuar pas përplasjes me Duriçin”, ka pohuar Mentor Çoku në Polici.

Duriçi kishte reputacion të madh në zonë dhe gëzonte mbështetje nga të afërmit dhe qytetarët. Situata në qytet nga momenti i ngjarjes nuk ka qenë e qetë. Familja Çoku është larguar nga banesa, ndërkohë Policia e Bulqizës ka organizuar shërbim pranë shtëpisë së saj. Bëhen përpjekje që ngjarja e ndodhur të mos shkaktojë viktima të tjera.

Ngjarja, që paraprakisht dyshohet si aksident, ka ndodhur rreth orës 17:00 në Bulqizë, në kohën kur biznesmeni 52-vjeçar, Murat Duriçi, po ecte buzë një rruge me pisha në periferi të qytetit.

Burime nga Policia e Dibrës thanë se një furgon tip “Ford”, që lëvizte në drejtim të FushëBulqizës, e ka goditur me pasqyrë, duke e hedhur Duriçin në kanalin në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit, i cili u arrestua rreth orës 21:00 të së premtes, në një fshat të largët të Bulqizës, 45-vjeçari Mentor Çoku, ka vazhduar rrugën pa ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë personit që ka aksidentuar./Panorama

të fundit

Raphinha arrin shifrën e Ronaldinhos në historinë e Barcelonës

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord…

12 minutes ago

Protestat në Tiranë/ Media franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit! Studentët janë ngritur, kanë vënë pushtetin nën presion

Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…

17 minutes ago

Senati amerikan do të ketë njëkohësisht tre gra afrikano-amerikane për herë të parë

Zgjedhja e demokratëve Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane…

17 minutes ago

Vllaznia vijon t’u japë besim të rinjve, prezanton talentin e shtatë nga akademia

Seralb Hotaj Seralb Hotaj është i radhës që firmos kontraëtn e parë si profesionist me Vllazninë [...]Read More...

18 minutes ago

UNICEF: Nga 3.4% në 10% raportimi i tentimvetëvrasjeve mes nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë

Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në…

19 minutes ago

Oliver Millanov steps down as head of the FVA, government appoints Jovica Andovski

Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin…

25 minutes ago