Categories: Uncategorized

Ahmetaj nxjerr shifrën: Shpresojmë 350 mln euro nga donatorët, ndryshe do jetë e vështirë

Qeveria shpreson që nga konferenca e donatorëve që do të mbahet në Bruksel të hënën në drejtimin e kryetares së Komisionit Europian të mund të marrë një mbështetje financiare që shkon në afro 35 % të gjithë shumës prej 1 miliard e 60 milionë euro që është përllogaritur kostoja e tërmetit të 26 Nëntorit.

Në një intervistë ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj thotë se pritshmëritë i mbështesin nisur dhe nga eksperienca të ngjashme në rast fatkeqësish natyrore në vende të tjera.

“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin”, tha Ahmetaj shkruan klan.

Në rast se fondet e mbledhura do të jenë poshtë kësaj shume, Ahmetaj thotë se do të ishte e vështirë të përmbushej premtimi që brenda 1 viti të gjithë qytetarët të futeshin në shtëpitë e tyre.

“Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë”, tha Ahmetaj.

Por nëse do të ndodhte e kundërta dhe grandet dhe kreditë e buta të mbledhura në konferencën e Brukselit do ta kalonin shifrën e 350 milionë eurove, atëherë do të rriteshin mundësitë për të rimëkëmbur dhe sektorët e dëmtuara pas tërmetit.

Por a rrit borxhin publik marrja e këtyre kredive?

“Shumë mirë nëse janë kredi, kemi mundësi t’i formatojmë brenda kuadrit makro me shumë kujdes dhe të ecim me dy korsi brenda buxhetit”, tha ahmetaj.

Aktualisht falë donacioneve të individëve dhe shoqatave që treguan solidaritet për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti janë mbledhur dhe afro 20 milionë dollarë pa përfshirë këtu dhe kontributin e Turqisë që do të ndërtojë 500 shtëpi të reja në zonën e Laçit.

të fundit

Horoskopi 14 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në aspektin sentimental, sot do të ndjeni një dëshirë të madhe…

3 hours ago

EDITORIAL/ Rruga e turpit urban Hygeia–Megatek: Taksa në asfalt, gropa në rrugë

nga Albeu.com Rruga dytësore nga Casa Italia, konkretisht segmenti nga Spitali Hygeia deri te Megatek, është shndërruar në një simbol…

3 hours ago

Trump thirrje aleatëve të SHBA-së të largohen nga Irani dhe paralajmëron Tehranin: Kushdo që vret ose keqtrajton protestuesit, do paguajë një çmim të lartë

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për regjimin iranian, Donald Trump nga Detroit të martën paralajmëroi se çdo person që “vret…

4 hours ago

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”/ 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut: Një vit pasi më kërkoi dorën, e mora vesh

Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se…

4 hours ago

“Të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, deklarata që “shkriu” Monika Kryemadhin: Do Zoti

Pjesëmarrja e moderatores Alketa Vejsiu solli një tjetër qasje diskutimesh mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP Albania”…

4 hours ago

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë viziton Prishtinën dhe Beogradin

Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – do t’i vizitojë…

4 hours ago