Categories: Uncategorized

Ahmetaj: Në 30 vite demokraci nuk e kam parë ndonjëherë situatën kaq të vështirë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili ndërkohë ka edhe detyrë administrimin e situatës me koronavirusin, e ka quajtur këtë, më të vështirën në 30 vite demokraci.

Ministri i është përgjigjur opozitës se nuk mund të anulohen koncesionet pasi ofrojnë shërbime jetike për qytetarët që shërbejnë për frenimin e koronavirusit.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Shqipëria po përballet me dy armiq, koronavirusin dhe rënien ekonomike ndërkohë kjo e dyta nëse nuk ndalet e para mund ta groposë ekonominë e vendit.

”Të anulojmë dializën, ç’do të ndodhin me ata që i duhet. Po plehrat, po rrugët, po sterilizimi. Mos bini pre e kurthit të politikës së ulët të koncesionit me atë logjikën e politikës së ulët ku koncesionet janë para oligarkësh, janë shërbime qytetarësh. Po ai që operohet nuk është në luftë me jetën.

Po popull i Dibrës nuk është në luftë me të kaluarën që sot do urbanizim. Që do që e kaluara mos kthehet në të ardhme. Kryeministrit i takon të balancojë luftrat. Duhet shumë e kujdesshme dhe solidarizuese. Janë prekur koncesionet, laboratori gjysëm për gjysëm, Check- Up, dy rrugë që s’janë filluar që është Balldren- Milot dhe Orikum- Dukat. Janë prekur tre koncesionet e mbetjeve, ç’farë doni t’ju vijnë plehrat. Nga plehrat tek ambienti është një proces i ndyrë që infekton popullatën.

Janë prekur koncesionet. Koncesionet ofrojnë shërbime jetike dhe që frenojnë koronavirusin. Vorbula që kanë ngritur oligarkët oligarkët, paketa shkon drejtpërdrejt tek qytetarët dhe biznesin e vogël.

Nuk do rri të boloriz qytetarët me ç’farë tha opozita.

Kur t’i afrohemi planit B, do flasim sërish edhe kryeministri siç ndjek paketën dhe e ka formatuar në detaje. Do zoti i madh nuk vijmë në planin B. Do zoti ja dalim me këto instrumenta. Në përgjegjshmëri dhe institucionale dhe të frenojmë koronavirusin dhe rënien ekonomike. Kur filloi diskutimi para disa javësh, dikush e mori me shaka, nuk është shaka. Është realisht esktrem. Prandaj ato masa drastike janë të domosdoshme që të frenojnë armikun e parë, që armiku i dytë mos të na groposi edhe me shpejtësi madje. Unë kam eksperiencën modeste, nuk e kam parë ndonjëherë situatën kaq të vështirë ekonomike në 30 vite. Kam përjetuar ’97, ’92. Kam qenë asistent i ministrit të Financave. Dy armiq përballë janë gati të kolapsojne shtetin..”- tha Ahmetaj .

të fundit

Berisha udhëton drejt Vjenës për pjesëmarrje në Asamblenë Politike dyditore të PPE-së

Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar përmes një reagimi në rrjetet sociale se është nisur drejt Vjenës, ku do të…

2 minutes ago

Pranë Tiranës, por në kushte të rënda jetese, tre fshatra ku shumë burra nuk po arrijnë të krijojnë familje

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre…

3 minutes ago

Goli i Sanchez ndaj Portugalisë duhej të njihej, sipas analizës që shpjegon pse vendimi ishte i gabuar

Debati rreth golit të anuluar të Davinson Sanchez ndaj Portugalisë është intensifikuar, pasi llogaria analitike e referimit në X, ArchivoVAR,…

7 minutes ago

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut kërkon që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në shqip

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut mund të dalin sërish në protestë, nëse nuk miratohet kërkesa e tyre që provimi…

13 minutes ago

Rrëzohet helikopteri i Aramco-s në Arabinë Saudite, 14 viktima në bord

Një ngjarje e rëndë ajrore është regjistruar në Arabinë Saudite, ku 14 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një…

13 minutes ago

Përplasje tragjike ajrore në Francë, 11 të vdekur pasi avioni u dëmtua gjatë fluturimit pranë një zone të banuar

Një aksident ajror i mori jetën 11 personave në Toblerone, qytet në verilindje të Francës, njoftuan autoritetet e rajonit Meurthe-et-Moselle.Mjeti…

14 minutes ago