E hëna e parë e muajit shkurt, solli në Shqipëri një lëvizje të re, atë të anti-KÇK.
Menjëherë pas miratimit të paketës, ka nisur dhe operacioni për sekuestimin e pasurive të padeklaruara.
Pas operacionit të famshëm “Forca e Ligjit”, fshihen me qindra agjentë të cilët të pamje të parë të japin përshtypjen e FBI-së Shqiptare.
Të pajisur me një uniformë të re, ku në sy bien 3 shkronjat “OFL”, agjentë me kapuça e maska në fytyrë, të armatosur me snajpera e armë të tjera, duket se i janë futur seriozisht punës, shkruan albeu.com.
Në daljen e parë, ishte pikërisht një agjente grua ajo që nxorri emrat e parë ku do të hidhej në sulm “Forca e Ligjit”. Një grua me syze dhe joshëse që menjëhrë u bë “virale” në rrjet.
Ndërkohë që ky operacion pritet të vazhdojë, juristë të ndryshëm ndajnë bindjen se paketa anti-KÇK është problematike dhe jo në frymën e Kushtetutës së Republikës.
Sipas tyre, ky akt cenon disa parime, siç janë parimi i sigurisë juridike, parimi i paanshmërisë sepse duke përfshirë Policinë e Shtetit, drejtorin e këtij institucioni në kompetenca që i takojnë gjyqësorit apo prokurorisë dhe gjykatës, patjetër që cenohet parimi i pavarësisë së pushteteve.
Gjithashtu thuhet se ky ligj cenon dy të drejtat. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që lidhen me të drejtën për të lëvizur brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të drejtën e pronës private.
Duke e filluar procedurën nga Policia dhe duke e përfunduar në gjykatë, kjo nuk është e drejtë. Nëse procedura do të fillonte në Gjykatë dhe më pas do të shkonte te Forca e Ligjit për ta ekzekutuar, kjo është një procedurë e drejtë dhe kushtetuese duke ndjekur dhe barrën e provës dhe duke ja lënë atë Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion./albeu.com/
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, duket se ka pësuar një metamofozë në raportin e tij me drejtësinë…
Pas çdo epoke të re në Kombëtaren shqiptare të futbollit, një nga mënyrat më të mira për të vlerësuar punën…
Ditët e fundit, mediat sportive shqiptare kanë raportuar për një lëvizje të mundshme surprizë nga drejtuesit e Flamurtarit të Vlorës,…
Këngëtarja Anisa Veseli ka ndarë sot me ndjekësit një lajm të dhimbshëm që e ka prekur thellë emocionalisht. Projekti i…
Nga: Lutfi Dervishi PS feston përvjetorin PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël. PS-ja ka…
Një tragjedi ajrore ka tronditur qytetin e Ahmedabadit në Indinë Perëndimore, ku një avion i "Air India" me destinacion Londrën,…