Këta të fundit thonë se një gjë e tillë do të ndodhë shpejt dhe se janë në diskutim të detajeve.Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj për KosovaPress, thotë se nënshkrimi i marrëveshjes mund të ndodhë edhe sot.
Unë mendoj se afër është nënshkrimi i marrëveshjes edhe po shpresoj që shumë shpejt do ta mbërrijmë për me votua….E mundshme që edhe sot, edhe nesër, edhe pasnesër, detajet sot kryhen”, deklaron ai.Ndërkohë, është raportuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë katër ministri, dhe postin e zëvendëskryeministrit të qeverisë e cila do të drejtohet nga Avdullah Hoti.
None found
Sipas informatave, AAK do ta ketë Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.Për këtë Selmanaj thotë se emrat e ministrive janë në diskutim, mirëpo thekson se AAK-së duhet t’i takojnë aq ministri.
“Personalisht mendoj se numri i ministrive duhet të mbetet i njëjti që të mos ketë rritje…Ne i kemi 13 deputetë, që sipas kësaj matematike ne do të duhej me i pas 4 ministri… emrat e ministrive janë në diskutim”, tha ai.Sipas Selmanajt qeveria e re pritet të votohet në kuvend gjatë javës së ardhshme. Për këtë shpreh besimin se do të kenë votat e mjaftueshme.“Për aq sa unë jam i informuar ka vota të mjaftueshme për votimin e kësaj qeveri”, thekson Selmanaj.Siç është raportuar ministrinë e Jashtme, do ta drejtojë Meliza Haradinaj; Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi; Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ministrinë e Arsimit, Ramë Lika. Ndërsa, zëvendës i kryeministrit Avdullah Hoti, nga AAK do të jetë Besnik Tahiri.
PSG ka shënuar fitore ndaj Lorientit me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Ligue 1,…
Vedat Muriqi ka marrë vëmendje jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë, por edhe për një gjest sportiv që…
Atletico Madridi ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Elchen me rezultat 2-3, në kuadër të xhiros…
Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, ditën e sotme, me rastin e festës së Pavarësisë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një…
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Ministria…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka organizuar pritjen zyrtare me rastin e 28 Nëntorit, ku kanë marrë pjesë figura të…