Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku bashkë me kryeministrin Rama dhe kryeopozitarin Basha diskutuan në lidhje me përballimin e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.
Në një intervistë për emisionin “Real Story” në Neës24, Meta u pyet nëse koronavirusi ka shërbyer për të kthyer paqen politike në vend.
Kreu i shtetit u përgjigj se të gjitha forcat janë bashkuar në këto momente vetëm me një qëllim, atë të tejkalimit të situatës.
“Është e domosdoshme në këtë moment paqja e bashkëpunimi. Nga një krizë të shëndetit publik mund të kalojmë në krizë politike etj. Natyrisht të gjitha këto do të përpiqemi t’i tejkalojmë dhe kostot do jenë minimale.
Kjo arrihet duke u sjellë të gjithë në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë i kemi bashkuar fuqitë për një qëllim të përbashkët. Kjo situatë do në na bëjë të reflektojmë. Tashmë mund të hapim negociatat dhe kemi disa kushte e këto kushte duan bashkëpunim politik”, tha ai.
Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…
Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…
Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…
Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…
Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…