Categories: Uncategorized

A rrezikohemi nga një tërmet më i madh? Përplasje mes sizmiologëve

Tërmeti 4.9 i shkallës Rihter i mbrëmjes së të martës, me epiqendër fshatin Bubq ka rikthyer edhe njëherë pasigurinë dhe frikën tek qytetarët.

Pas një qetësie që nga pasgoditjet e zgjatura të tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe rrethinave, braktisën edhe njëherë banesat mbrëmë.

Të lidhura

None found

Teksa jemi përballë një situate të tillë, pyetja që i mundon të gjithë është: A do kemi më goditje të forta tërmeti?

Lidhur me këtë vlen të sjellim në vëmendje edhe paralajmërimet të ekspertëve, e pranuar edhe nga ligjvënëseit turqë, se një tërmet 7.5 ballë do të godasë Stambollin dhe se do ndihet në të gjithë Ballkanin. Ndonëse tërmetet nuk parashikohen, në Turqi raportohet për marrje masash.

Këto çështje kanë sjellë edhe përplasjen e sizmiologëve shqiptarë, lidhur me shpjegimet që këta të fundit kanë dhënë për situatën nga lëkundjet në vend.

Sipas Llambro Dunit lëkundjet janë në kuadrin e pas lëkundjeve si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

“Lëkundjet e fundit janë në kuadrin e pas lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet. Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël”.

Por ndryshe mendon kolegu i tij Rapo Ormeni. Pas goditjeve të Stambollit ai paralajmëroi për të mbajtur një sy hapur se mund të hymë në një periudhë të gjatë tronditjesh sizmike.

“Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet” tha ai. /albeu.com

të fundit

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

5 hours ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

5 hours ago

Mourinho nuk po e aktivizon, por Bernardo Silva mund të jetë zgjidhja e Real Madridit

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

5 hours ago

VIDEO/ Pezullohet Shefi i Rendit dhe katër policë pas videos së 19-vjeçarit të dëmtuar pranë Parlamentit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

5 hours ago

Ilir Alliu kundërshton vlerësimin për Ilir Dajën: Trajneri më i mirë duhet të jetë ai që ka fituar më shumë tituj

Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

5 hours ago

UEFA cakton trupë shqiptare arbitrimi për sfidën Torreense–Sunderland, Xhaka përballet me një surprizë

Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…

5 hours ago