Ndërkohë që në Itali koronavirusi ka marrë 7 jetë e ka prekur me shumë se 200 persona, Shqipëria gjendet në periudhë paniku për shkak lëvizjes së madhe të njerëzve mes dy vendeve.
Në ditët e sotme, në Tiranë, në shumtë ishin njerëzit të cilët lëviznin me maska kirurgjikale, me shpreson se kjo do ti mbrojë nga ky virus i frikshëm.
None found
Por sa efektive janë maskat kirurgjikale?
Mjekët janë skeptikë në lidhje me efektivitetin e maskës kirurgjikale në viruset që vijnë nga ajri.
“Mbajtja e maskës kirurgjikale në publik nuk është një mënyrë efektive për të mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve të ajrit”, tha David Carrington nga universiteti St. George për BBC, duke shtuar se këto maska mund të zvogëlojnë rrezikun e kontraktimit të virusit përmes teshtitjes dhe kollitjes dhe mbi duar, ose duke prekur gojën me duar.
Dr. Connor Bamford i Institutit për Mjekësi Eksperimentale në Universitetin Queen’s Belfast thotë se kryerja e masave themelore të higjienës është shumë më efektive sesa një maskë kirurgjikale.
“Mbulimi i gojës, larja e duarve dhe shmangia e prekjes së gojës me duar zvogëlon shumë rrezikun e çdo infeksioni dhe viruseve të frymëmarrjes”, shpjegon Bamford për BBC.
“Edhe pse mendimi është se mbajtja e një maske kirurgjikale në publik na mbron nga virusi, nuk ka asnjë provë për këtë. Maska kirurgjikale luan një rol në dhomën e kirurgjisë”. /albeu.com/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…