Pati shumë pyetje pas vrasjes së bujshme të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, por një ndër të parat që u ngrit në ato momente, lidhej me legjitimitetin e një lëvizjeje të tillë.
Lideri i njësisë elitë Quds ishte një figurë brutale, dhe forca e drejtuar prej tij konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Por pavarësisht armiqësive të hershme, dhe përfshirjes në një lojë hijesh në Lindjen e Mesme, Amerika në të vërtetë, nuk i ka shpallur kurrë zyrtarisht luftë Iranit.
None found
Ndaj vrasja e njeriut të dytë më të fuqishëm të republikës islamike, I cili mbante një pozicion të lartë shtetëror dhe ushtarak, është qartazi një “ekzekutim” sipas ekspertes së të drejtës ndërkombëtare, Mary Ellen O’Connell. Pentagoni argumenton se sulmi i autorizuar nga vetë presidenti Dondla Trump, kishte për qëllim mbrojtjen e forcave ushtarake amerikane jashtë vendit. Sulejmani, sipas departamentit amerikan të mbrojtjes, po zhvillonte në mënyrë aktive plane “për të sulmuar diplomatët amerikanë dhe personelin e shërbimit në Irak dhe në të gjithë rajonin.”
Deklaratat pasuese të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe vetë Trumpit gjithashtu e karakterizuan këtë vrasje si “ një ndëshkim” për gjakun që ka pasur gjenerali në duart e tij në të shkuarën. O’Connell ka një tjetër argument.
Sipas saj, pavarësisht nëse vrasja inkuadrohet si pjesë e një konflikti të armatosur mes dy shteteve ose si vazhdë e politikave që synojnë frenimin e terrorizmit, ajo nuk karakterizohet dot si veprim në vetëmbrojtje, pasi nuk ka pasur kurrë një aksion të plotë dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara nga Irani.
“Arsyeja ligjore e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Irak është të pengojnë Shtetin Islamik, e jo të luftojnë kundër Iranit. Ekzekutime të tilla, ligji i ndalon si në kohë paqeje, ashtu dhe në fushën e betejës”, shprehet ajo.
Vrasja e paramenduar e një komandanti të veçantë për ato që ka bërë në fushën e betejës, apo që mund të bëjë ndërkohë, është ndaluar sipas O`Connell nga ligji i konfliktit të armatosur që daton prej Konventës së Hagës në vitin 1907, dhe një protokolli të Konventës së Gjenevës në 1949, i cili thotë se “ është e ndaluar të vrasësh, plagosësh apo kapësh një kundërshtar në pabesi”.
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…