Presidenti Donald Trump kishte autorizuar vrasjen e gjeneralit iranian Kassem Soleimani shtatë muaj më parë nëse agresioni i shtuar iranian do të rezultonte në vdekjen e një amerikani.
Këtë e konfirmojnë të paktën pesë zyrtarë të lartë, të tanishëm dhe të kaluar, në administratë. Direktiva presidenciale e dhënë në Qershor, shoqërohej me kushtin se Trump do të kishte sidoqoftë fjalën e fundit për çdo operacion specifik për vrasjen e Soleimanit.
None found
Ky vendim shpjegon pse vrasja e Soleimanit ishte në menunë që ushtria ia prezantoi Trumpit dy javë më parë për t’iu përgjigjur një sulmi nga elementë të autorizuar nga Irani, në Irak, ku një kontraktor amerikan u vra dhe katër ushtarë amerikanë u plagosën.
Por koha kur ndodhi sulmi, sidoqoftë, mund të ngrejë pikëpyetje për justifikimet që administrata Trump ka dhënë për autorizimin e sulmit me dron që vrau Soleimanin në Bagdad më 3 janar. Zyrtarët kanë thënë se Soleimani, lider i rojeve revolucionare të Iranit dhe forcave elite Quds, po planifikonte sulme mbi amerikanët dhe duhej ndaluar. Por në disa raste, opsioni i vrasjes së Soleimanit është vendosur mbi tavolinën e Trump.
Pasi Irani rrëzoi një dron amerikan në qershor, John Bolton, ish këshilltar për sigurinë kombëtare, i kërkoi Trump të hakmerrej duke firmosur operacionin për vrasjen e Soleimanit. Sekretari i shtetit, Mike Pompeo po ashtu donte që Trump të autorizonte vrasjen.
Por, Trump e refuzoi idenë duke thënë se ai do ta ndërmerrte atë hap vetëm nëse Irani do të kapërcente vijën e kuqe; nëse do të vriste një amerikan.
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…