“Nuk e mbaj mend. Kemi shkëmbyer kartolina për vitin e ri…”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se komunikimin e fundit me kryeministrin Edi Rama e ka pasur në rrugë zyrtare, për vitin e ri kur i ka dërguar kartolinë urimi.
None found
Në një intervistë për ABC News, presidenti Meta u shpreh se komunikime me të gjithë qeverinë dhe përfaqësues të institucioneve ka çdo ditë.
Pjesë nga intervista:
Kur e keni pasur komunikimin e fundit me zotin Rama?
Presidenti Meta: Unë kam çdo ditë komunikim me qeverinë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të qeverisë. Çdo ditë nga kjo zyrë dërgohen shkresa, kërkesa, surgjerime në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese të Presidentit. Unë bashkëpunoj me të gjithë. Se sa bashkëpunojnë të tjerët dhe si nuk e di.
Po me kryeministrin mbaj mend që ju thatë se ndërruat telefonin dhe nuk ia kishit numrin më. Ia gjetët numrin?
Presidenti Meta: Unë këto nuk i mbaj mend. Kryeministri, ministra janë të mirëpritur në çdo kohë.
Kur e keni pasur komunikimin e fundit me kryeministrin Edi Rama?
Presidenti Meta: Nuk e mbaj mend. Kemi shkëmbyer kartolina për vitin e ri.
Pamje të një gjendje të shkatërruar, janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia…
Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…
Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…