Meta deklaroi se nuk e mendon aspak lënin e postit së Presidentit.
Ai tha publikisht në emisionin “Opinion” se nëse ikte, do të kishte cënim të interesave kombëtare.
“Unë të jap dorëheqjen? Pse të jap dorëheqje? Që të çohen ca trima dhe të luajnë me interesat kombëtare? Të iki unë dhe të bëhet Baton Haxhiu president?”, tha kreu i shtetit.
Meta shpjegoi edhe arsyet që vendosi të thërrasë popullin në protestë. Ai i mëshoi fort faktit se institucionet nuk funksionojnë. Ndaj ka thirrur popullin në 2 mars, në atë që ai e cilëson si manifestimin më të bukur.
“Institucionet nuk funksionojnë. Presidenti i ka bërë të gjithë gjërat si zyrtar serioz. Çfarë të bëjë presidenti kur Parlamenti, KED dhe qeveria bëjnë puç kundër presidentit, nuk mund të pushtohet me grusht shteti presidenti.
Nëse shqiptarët thonë se duke pritur e duke fjetur e duke parë telenovela do vijë ndonjë mrekulli… unë tani e kam të qartë se populli do të vendosë legjitimitetin.
Në 2 mars do ndodhë manifestimi më i bukur, ku qytetarët do të dalin për legjitimitetin. Janë të ftuar të gjitha partitë”, tha Meta.
Ethereum, kriptomonedha më e popullarizuar pas Bitcoin, i tejkaloi rivalët e saj gjatë fundjavës, duke udhëhequr një rritje më të…
Një gjest i thjeshtë, i përditshëm, i shumëzuar me miliarda: ndezja e dritës. Por nëse do të ndodhte kudo në…
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të hënën për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Rripin e Gazës, duke…
Shqipëria është “mbërthyer” sërish nga zjarret, kjo dhe për shkak të rritjes së frikshme të temperaturave. Situata më problematike paraqitet…
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, u shpreh se sulmi ndaj News24 dhe mbyllja e saj me forcë,…