Categories: Uncategorized

A do të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën? Përgjigjet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për çdo gjë për të zgjidhur krizën politike në vend.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi, Basha theksoi se objektivat kryesorë të PD janë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe hapja e negociatave.

Të lidhura

None found

“Zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri arrihet përmes zgjedhjeve të lira nga një reformë zgjedhore dhe hapja e negociatave të anëtarësimit. Këto janë dy objektiva madhorë të PD.

Mikprita ndihmën e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë Parlamentit ilegjitim si hapi i parë për të çuar vendin drejt demokracisë reale. Pa ndodhur kjo, pa kthyer legjitimitetin në institucine, asgjë nuk do të bëjë përpara. Nuk do të ketë as zhvillim, as punësim.

Ne jemi të vendosur për t’i dhënë fund krizës politike, dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjiithçka, me çdo kosto për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut. Me komisionerin e Zgjerimit fola drejtpërdrejt, pata mundësinë të shihemi në sy dhe të mirëkuptohemi për prioritetet e shqiptarëve”, tha lideri demokrat.

I pyetur nga gazetarët nëse marrëveshja për reformën zgjedhore do të thotë se opozita pranon të shkojë në zgjedhje edhe me Edi Ramën, Basha e mohoi diçka të tillë.

“Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë një njeri i besueshëm për të shkuar në zgjedhje të lira. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Lulzim Basha.

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

7 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

11 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

15 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

15 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

37 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

51 minutes ago