Categories: Uncategorized

A do të hapë Shqipëria negociatat, si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, foli ndër të tjera për negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Shqipëria dhe BE, a do t’i çelë Shqipëria negociatat?

Kësaj pyetje, Berisha iu përgjigj në këtë mënyrë: “Nëse ka një projekt që shqiptarët e kishin ëndërr ishte ‘Shqipëria si Europa, Shqipëri në BE’, këtë projekt e shkatërroi Edi Rama përfundimisht.

Edi Rama akuzon poshtë e përpjetë Presidentin Macron, por përveç këtij viti ku ai doli haptas se Shqipëria nuk meriton dhe janë 15 vende që thonë se Shqipëria nuk e meriton.

Presidenti Macron, Franca nuk ka nxjerrë asnjë pengesë konkrete. Pra, Edi Rama humbi rastin në 2015 se e mbushi vendin me drogë, humbi rastin në 2016 se filloi kokaina, humbi rastin në 2017 se shkatërroi shtetin ligjor, la vendin pa gjykata. A mund të imagjinoni një vend që pretendon të hapë negociatat kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Për të mbetur Dvorani i vetmi u mbajt tre vite pa u ngritur KED, që t’i hiqnin një nga një anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të mbetej Dvorani, një kriminel që ka fsheh pasuritë dhe qëndron aty kur vendin e ka në burg. Ka fsheh 100 mln lekë dhe si justifikohet, se mi ka dhënë Sali Berisha ato lekë, dhe s’ka gjë pse e kam shkel ligjin.

Ky është Edi Rama. Në atë KÇK e zhduk sistemin tre shkallësh, mjaftojnë dy shkallë për të bërë të paqenë pasurinë. Pra, kjo është historia e procesit të integrimit. A do hapen?

Jo nuk hapen kurrë ashtu siç ishin, është dëm i parikthyeshëm. Nëse më pyesin sot mundësitë janë më të pakta për t’u integruar pas 20-25 viteve se sa për të mbetur jashtë fare. Pse?

Negociatat si parim do hapen, por me procedurën speciale që imponoi Shqipëria sepse bëhen raporte gënjeshtër mbi gënjeshtër dhe erdhi dikur ‘mjaft është mjaft’ thanë këto raporte s’i besojmë më, kjo është e gjithë historia dhe u bë Shqipëria shkaku që të reformohet procedura e zgjerimit, dhe në mars mund të thuhet PO, por ai do jetë një horizont që pa ndryshimet dramatike të rëndësishme në vend Shqipëria s’do ta kap më”.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

8 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

8 hours ago