Categories: Uncategorized

A do të futet opozita në zgjedhe pas ndryshimeve kushtetuese? Përgjigjet prerë Kryemadhi

A do të hyjë opozita në zgjedhje pas ndryshimeve kushtetuese?

Pas një kohe pushim nga mediat, Kryemadhi është rikthyer dhe garanton se opozita jo vetëm që do të hyjë në zgjedhje por edhe do t’i fitojë ato.

Të lidhura

None found

“Megjithë tentativat e kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste për të provokuar opozitën, edhe me ndryshimet kushtetuese ajo do të futet në zgjedhje…”- tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se sondazhet e fundit tregojnë se opozita sot është në kuotën e 86 mandateve dhe se nuk ka frikë të përballet me Partinë Socialiste në zgjedhje.

“Unë e kam thënë dhe me ambasadorët e huaj, kur kanë ardhur për përfshirjen e LSI-së në reformën zgjedhore, e kam thënë që mos u shqetësoni absolutisht.

Edhe Taulant Balla po t’i numërojë votat e LSI-së dhe të opozitës, opozita ka mbi 86 mandate sot që flasim.

Çdo hap i gabuar që bën Edi Rama dhe mazhoranca, shton akoma më shumë numrin e përkrahësve të opozitës, pavarësisht se kush është në opozitë. Një gjë duhet ta keni të qartë, nuk ka më asnjë lloj provokimi të Ramës për opozitën”, është shprehur Kryemadhi.

Pjesë nga intervista:

Dyrnjaja: Do futeni në zgjedhje me ndryshimet kushtetuese?

Kryemadhi: Thashë që ky zotëria nuk na provokon dot. Sigurisht që do të futet në zgjedhje opozita, pse çfarë kujtoni ju?

Dyrnjaja: Edhe me ndryshimet kushtetuese?

Kryemadhi: Po ç’ndryshime kushtetuese, ai rrezik sot del i katërti. /albeu.com/

të fundit

A i lani dhëmbët siç duhet? Këshillat e ekspertit për një higjienë më të mirë orale

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Protest in Skopje after the killing of 17-year-old Biljana Kiriq; calls for accountability and legal changes

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

2 minutes ago

Russian attacks on Ukraine’s economy intensify ahead of peace talks

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...] Read More... The…

2 minutes ago

Italy: Albanian criminal organization dismantled, suspected of trafficking 240 kg of drugs and laundering €14 million

Në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia, një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar…

3 minutes ago

Protestë në Shkup pas vrasjes së 17-vjeçares Biljana Kiriq, kërkohen përgjegjësi dhe ndryshime ligjore

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

13 minutes ago

Zidane: Mbappe e meritonte Topin e Artë njësoj si Harry Kane

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka dalë në mbështetje të Kylian Mbappes pas zhgënjimit të këtij të fundit në…

14 minutes ago