Categories: Uncategorized

Monika Kryemadhi: 15 marsi është afati i fundit e Ramës

“15 marsi është afati i fundit e Ramës”, deklaroi sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Nga Durrësi, Kryemadhi tha se opozita i ka mbyllur hesapet me kushtet e Bundestagut dhe kryeministri Rama duhet të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme.

Të lidhura

None found

“Duhet të kthehemi tek palca e LSI-së dhe t’i kërkojmë falje për gabimet që kemi bërë. Sepse ne kemi bërë edhe gabime sepse siç them unë të hash buke dhe të mos bësh thërrime është pak e vështirë.

Ne duam që jo vetëm ta kthejmë Durrësin në atë strukturë energjike, por të jetë lider e strukturave të LSI-së në të gjithë Shqipërinë. Duhet ta dini se sa më e egër bëhet rilindja aq më e dobët është. Sa më e agresive bëhet rilindja aq më e pamundur është dhe 15 marsi është afati i fundit e Ramës, miratimi i Reformës zgjedhore. Ne si opozitë i mbyllim detyrimet tona me kushtet e Bundestagut dhe më pas fillojnë tetë detyrimet e Edi Ramës”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së vijoi duke thënë se nuk ka konferencë donatorësh që do ti mbulojë llumin që ka ngritur Rama në Shqipëri.

“Nëse ai do kërkojë mënyra për ta zgjatur është përgjegjës për çdo gjë që do ndodhë dhe do ta vuajnë shqiptarët.

Të jetë iu kujdesshëm se shqiptarët vërtetë janë të lodhur, por sot edhe fëmija më i vogël është shumë vigjilent ndaj Ramës dhe kastës së tij. Askush nuk do ta falë Edi Ramën dhe shpurën e tij”, tha Monika Kryemadhi.

të fundit

Shehaj në ditën e 161-të të protestës: Shqiptarët kërkojnë ndryshimin e klasës politike të korruptuar

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se…

7 minutes ago

Molotov para Kryeministrisë pas zhvendosjes së protestës

LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...]Read More...

18 minutes ago

Pas 18 muajsh në Anfield, Jeremie Frimpong mund të vijojë karrierën në Arabinë Saudite

Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…

23 minutes ago

Policia përdor ujë me presion ndaj protestuesve mes tensioneve para Ministrisë së Arsimit

Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...

33 minutes ago

Pas disa orësh proteste te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...

34 minutes ago

Aleksandar Jovicic pas fitores ndaj Laçit: Marrëveshja me trajnerin Karoglan dhe ndeshja e kaluar kryesisht në mbrojtje

Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…

35 minutes ago