85-vjeçari Abdulla Cekani kërkon një partnere në krah. I ftuar në emisionin “Historia ime”, ai u shpreh se prej 15 vitesh, gruaja e tij ka ndërruar jetë dhe që prej asaj dite ai ndihet i vetmuar.
Jeton me nusen dhe djalin e tij, por marrëdhënia me ta nuk është aspak e mirë, prandaj ai ka vendosur të gjejë një grua në mënyrë që të kalojë me të pjesën e mbetur të jetës.
None found
85-vjeçari ka kërkuar gjithashtu që partnerja e tij të plotësojë disa kushte si të jetë fshatare me pension dhe jo qytetare.
Mirela Milori: Ti ke ardhur se ke një kërkesë, thua që të kesh një partnere jete?
Abdulla Cekani: Po ta kesh për në fund, se jam mirë unë, po si dihet si del puna.
Mirela Milori: Pse kërkon në këtë moshë të gjesh një grua?
Abdulla Cekani: Po të më gjendet në fund, ku i dihet bëhem keq unë, se e shoh terezinë që s’kam përkrahje, ja shoh planin. E dua fshatare të jetë me pension, jo qytetare.
Mirela Milori: Nuk e do qytetare?
Abdulla Cekani: Po qytetare nuk vjen atje ajo, nuk vjen atje ku jam unë dhe unë në qytet s’vij dot.
Mirela Milori: Për çfarë e do një grua në këtë moshë?
Abdulla Cekani: Po të flasësh një llaf me të, të pish kafe me të, të lan robat, për të gjitha problemet. Dhe të re nuk e dua, të jetë me pension, se të re nuk e dua.
Mirela Milori: Nuk është më e thjeshtë të rregullosh marrëdhëniet me nusen e djalit dhe fëmijët, sesa të fillosh ti hysh angazhimeve, të gjesh një grua në këtë moshë?
Abdulla Cekani: Ne të rregulluar jemi, por mbeta si i veçuar e kupton.
Mirela Milori: Je i vetmuar?
Abdulla Cekani: Ha njëçik bukë aty unë dhe rri mbas sobës, ata flasin, por mua s’më pyet njeri.
Mirela Milori: Ja ke thënë djalit që dua të kërkoj një grua?
Abdulla Cekani: E dinë ata, kam kohë që e kërkoj këtë punë.
Mirela Milori: Çfarë thotë djali?
Abdulla Cekani: S’thotë gjë djali, bile nusja thotë nuk e gjete një grua të na hiqesh qafe.
Mirela Milori: Po vëllezërit motra?
Abdulla Cekani: Motrat thotë na fëlliqe po gjete grua, mos përmend grua në këtë moshë. Po unë kam keq, e marr për shpirtin tim, për veten time, se marr për ato./tvklan
Sulmuesi i Franca, Kylian Mbappe, ka folur pas fitores së thellë 3-0 ndaj Suedia në raundin e 1/16-ave të Kupës…
Përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, u ka dërguar një mesazh të qartë lojtarëve të tij para…
Meksika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultat 2-0 Ekuadori në…
Kapiteni i Egjipti, Mohamed Salah, është rikthyer në stërvitje të martën, duke marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore…
Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…
Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…