Categories: Uncategorized

Të paktën 100 viktima nga shpërthimi në Beirut, shpallet gjendja e jashtëzakonshme për dy javë

Libani është në zi pas një shpërthimi të madh në kryeqytetin e tij Beirut, i cili vrau të paktën 100 njerëz dhe plagosi më shumë se 4,000 të tjerë, derimë tani.

I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi i të martës, i cili filloi me një zjarr në portin e qytetit. Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo për gjashtë vjet, dhe kjo ka shkaktuar shpërthimin, ndërkohë që hetimet vijojnë ende.

Të lidhura

None found

Ai caktoi një takim urgjent të kabinetit për të mërkurën dhe tha se duhet të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme dy-javore.

Vendi do të jetë në një periudhë zyrtare zie për tre ditë, duke nisur nga e mërkura. Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (66 milion dollarë) fonde të urgjencës, për të përballuar këtë situatë të rëndë me të cilën vendi po përballet.

“Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe” tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për mediat lokale. “Ka viktima kudo rreth e rrotull”.

Punëtorët e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja dhe numri i vdekjeve pritet të rritet në orët e ardhshme, raporton BBC.

Çfarë ndodhi?

Shpërthimi ndodhi pas orës 18:00 të së martës. Mediat lokale treguan se njerëzit kishin mbetur të bllokuar nën rrënoja, e në video shiheshin makina e ndërtesa të dëmtuara nga shpërthimi.

“Të gjitha ndërtesat përreth janë shembur. Unë po eci nëpër xham dhe mbeturina kudo, në errësirë”, tha një dëshmitar pranë portit për agjencinë e lajmeve AFP. Thuhet se spitalet ishin të mbingarkuara dhe shumë ndërtesa u shkatërruan.

Shpërthimi u ndje gati rreth 240 km larg, në ishullin e Qipros në Mesdheun lindor, me njerëz atje që menduan se ishte një tërmet. Zyrtarët thanë se po fillonte një hetim për të gjetur shkallën e saktë të shpërthimit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban tha që ata që janë përgjegjës për shpërthimin do të përballen me “dënimin maksimal” të mundshëm.

Nitrati i amonit ishte raportuar se ishte shkarkuar nga një anije e ndalur në port në vitin 2013, dhe më pas ishte ruajtur në një depo atje. Shpërthimi vjen në një kohë të vështirë për Libanin, për shkak të krizës konomisë dhe pandemisë së Covid-19.

Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten pritet të merret një vendim nga gjykata. lidhur me vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në 2005.

të fundit

LSDM: Maqedonia në vendet e fundit për PBB-në për frymë, çfarë ekonomie të fuqishme pretendon Mickoski?

Maqedonia renditet e 41-ta midis 48 ekonomive evropiane sipas produktit të brendshëm bruto (PBB) të parashikuar për frymë për vitin…

5 minutes ago

Rama mbyll dyert e Asamblesë së PS dhe shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po zhvillohet këtë të shtunë në resortin në Gjirin e Lalëzit, ku janë mbledhur ministrat,…

5 minutes ago

Barcelona vëzhgoi nga afër Martinez dhe talentin uruguaian Rodriguez në Argjentinë-Uruguai

Skautët e Barcelonës thuhet se ishin të pranishëm gjatë miqësores së Argjentinës kundër Uruguait në stadiumin La Bombonera në Buenos…

29 minutes ago

From November 15, winter equipment becomes mandatory for vehicles

Duke filluar nga nesër, 15 nëntor, automjetet që marrin pjesë në trafikun publik në rrugë duhet të kenë pajisje dimërore…

34 minutes ago

VIDEO/ Accused by SPAK of corruption and misusing millions of euros in public funds, Balluku takes a front-row seat at the Socialist Party Assembly

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.…

34 minutes ago

Socialist Party Assembly holds meeting without media, members’ phones switched off

Komunikimi me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz është bërë i pamundur gjatë momentit që kryeministri Edi…

34 minutes ago