Gjatë ndeshjes miqësore mes Argjentinës dhe Uruguait, të zhvilluar në stadiumin La Bombonera në Buenos Aires, në tribuna raportohet se ndodheshin edhe skautë të Barcelonës.
Vëmendja e klubit katalunas ishte përqendruar te dy futbollistë: qendërmbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez dhe talenti i ri uruguaian Juan Rodriguez.
None found
Barcelona po e konsideron forcimin e repartit të mbrojtjes si një prej prioriteteve për afatin kalimtar të janarit, ndërsa Martinez shihet si një nga objektivat kryesorë.
Edhe pse këtë sezon ka shfaqur paraqitje të paqëndrueshme me Manchester United, mbrojtësi vazhdon të mbetet interesant për Barçën falë përvojës, cilësive të nivelit botëror dhe mënyrës së tij të lojës.
E ardhmja e 28-vjeçarit mund të ndikohet edhe nga emërimi i Mauricio Pochettinos në postin e trajnerit të ri të Manchester Unitedit.
Martinez ishte në fushë për të 90 minutat në humbjen 2-1 që Argjentina pësoi ndaj Uruguait.
Ndërkohë, Rodriguez po konsiderohet një nga talentet më premtuese që po spikasin te Cagliari gjatë këtij sezoni.
Ai ka nisur si titullar në të 11 ndeshjet e Serie A, duke u dalluar për pasimet e tij të rrezikshme në fazën sulmuese dhe statistikat e mira në mbrojtje.
Vlera e mundshme e transferimit të tij mund të jetë 15 milionë euro.
Duke filluar nga nesër, 15 nëntor, automjetet që marrin pjesë në trafikun publik në rrugë duhet të kenë pajisje dimërore…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.…
Komunikimi me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz është bërë i pamundur gjatë momentit që kryeministri Edi…
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.…
Komunikimi me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz është bërë i pamundur gjatë momentit që kryeministri Edi…